Nga investimet tek betonizimi i Tiranës/ Këlliçi diskuton për problematikat në kryeqytet

(Skenderbeu.info)-Nga investimet tek betonizimi i Tiranës/ Këlliçi diskuton për problematikat në kryeqytet

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, vijoi turin e takimeve me qytetarët në rrugët e kryeqytetit. Teksa u ndal në Njësinë Nr.9, Belind Këlliçi konstatoi nga afër problematikat e kësaj lagje, të cilat duket se nuk kanë marrë zgjidhje prej vitesh. Ai u shpreh për mediat e pranishme gjatë takimeve të tij me qytetarët, se problemet kryesore janë ato që lidhen me trafikun, mungesën e shkollave, çerdheve dhe kopshteve, të cilat edhe në këtë zonë janë në mungesë dhe nuk plotësojnë nevojat e qytetarëve.
“Problematika kryesore është një trafik i rënduar në çdo orë të ditës. Trafiku është katastorifk. Nga ana tjetër ju shihni se ka një ajër tej mase të ndotur, për shkak edhe të trafikut dhe makinave të mëdha që kalojnë. Biznesi i vogël është gjithmonë e në vështirësi, për shkak se paguan taksat rregullisht, paguan taksën e infrastrukturës arsimore dy herë, një herë si biznes një herë si familje, dhe për shkak se paguan tarifë pastrim gjelbërimi nuk e marrin si shërbim. Paguajnë tarifën një pjesë e mirë për hapësirën publike dhe është shumë e lartë. Nga ana tjetër kjo zonë ka një mangësi të theksuar për shkak të mungesës së shkollave, të kopshteve dhe çerdheve. është një zonë me diku te 90 mijë banorë, dhe ka vetëm 2 çerdhe dhe 3 kopshte dhe kjo nuk është e mjaftueshme për të gjithë zonën”, tha Belind Këlliçi.
Ai komentoi edhe investimin për shkollën “Sami Frashëri”, ku vetëm fasada e saj, sipas Belind Këlliçit, ka kushtuar 700 mijë euro. Këlliçi tha se nxënësit nuk kanë nevojë për fasadë por ambiente të mira mësimi, duke theksuar se paratë e përdoruara për fasadën e këtij gjimnazi, mund të ishin investuar për ndërtimin e shkollave në zonat ku ato mungojnë.
Tirana
scattered clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
88 %
1kmh
40 %
Sun
26 °
Mon
26 °
Tue
26 °
Wed
25 °
Thu
19 °

Lajmet e fundit

Android 14 Beta 3 sjell veçori të reja specifike për lapsin ‘stylus’

0
(Skenderbeu.info)-Android 14 Beta 3 sjell veçori të reja specifike për lapsin ‘stylus’ Më interesantja është...

Në nuancat e blusë: Kombinime shumë të bukura për ditë pune

0
(Skenderbeu.info)-Në nuancat e blusë: Kombinime shumë të bukura për ditë pune Eleganca garantohet nga nuancat...

Tërmet në Greqi, nuk raportohet për viktima

0
(Skenderbeu.info)-Tërmet në Greqi, nuk raportohet për viktima Shteti grek është goditur nga një tërmet, por...

Sezoni turistik në Shqipëri, më 15 qershor hapen 30 qendra shëndetësore në zonat bregdetare...

0
(Skenderbeu.info)-Sezoni turistik në Shqipëri, më 15 qershor hapen 30 qendra shëndetësore në zonat bregdetare...

Pesë arsye përse duhet të hani vezë më shpesh

0
(Skenderbeu.info)-Pesë arsye përse duhet të hani vezë më shpesh Veza është një nga ushqimet më...

Sulm terrorist në Somali, militantët islamikë vrasin me armë zjarri 9 persona

0
(Skenderbeu.info)-Sulm terrorist në Somali, militantët islamikë vrasin me armë zjarri 9 persona Një sulm terrorist...

Lajme të tjera
NGJASHME

Berisha: Mos e rëndoni krizën në Kosovë me Edi Ramën

(Skenderbeu.info)-Berisha: Mos e rëndoni krizën në Kosovë me Edi Kryetari...

Rama: Ata që më shajnë kanë frikë se humbasin armikun

(Skenderbeu.info)-Rama: Ata që më shajnë kanë frikë se humbasin...

“Ryanair”, në Shqipëri/ Rama: Kemi marrë një vulë të rëndësishme

(Skenderbeu.info)-“Ryanair”, në Shqipëri/ Rama: Kemi marrë një vulë të...

I arrestuar nga SPAK-u/ Vangjush Dako do të dalë sot para gjykatës

(Skenderbeu.info)-I arrestuar nga SPAK-u/ Vangjush Dako do të dalë...

Dako, në pranga për llogari të SPAK/ Reagon Rama: S’më vjen mirë

(Skenderbeu.info)-Dako, në pranga për llogari të SPAK/ Reagon Rama:...

Rama vlerësohet si Qytetar Nderi i “Vaccarizzo Albanese”

(Skenderbeu.info)-Rama vlerësohet si Qytetar Nderi i “Vaccarizzo Albanese” Kryeministri Edi...

KQZ u jep mandatet e kryetarëve 6 kryebashkiakëve

(Skenderbeu.info)-KQZ u jep mandatet e kryetarëve 6 kryebashkiakëve Ditën e...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës

(Skenderbeu.info)-Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije...
Raporto