Në vend të Yuri Kim/ Joe Biden propozon në Senat David J. Kostelancik

(Skenderbeu.info)-Në vend të Yuri Kim/ Joe Biden propozon në Senat David J. Kostelancik

David J. Kostelancik pritet të emërohet ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, duke zëvendësuar kështu Yuri Kim. Pritet që Biden të emërojë diplomatin në detyrën tij të re, ndonëse ka shërbyer në ambasadoren Amerikane në Tiranë edhe më herët. Po kush është Kostelancik?!
Kostelancik është diplomat i Shërbimit të Jashtëm të Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, grada Këshilltar Ministër. Ai ka filluar të shërbejë si këshilltar për politikën e jashtme të Kryetarit të Shefit të Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Mark Milley, në gusht 2021. Kostelancik më parë ka qenë Zëvendës Shef i Misionit, dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Budapest, në Hungari, ku ofroi udhëheqje dhe udhëzime politike për stafin e misionit prej më shumë se 350 personash.
Ndër të tjera Kostelancik ka qenë i emëruar në Departamentin e Shtetit Amerikanë si Drejtor i Zyrës për Çështjet e Europës Jugore –Qendore. Ai ka shërbyer si Drejtor i Zyrës së Çështjeve Ruse, në Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike. Gjithashtu diplomati ka qenë Drejtor i Zyrës së Europës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit.
Më herët, në karrierën e tij ka shërbyer dy herë në Ambasadën e SHBA-së në Moskë. Detyra të tjera në të cilat Kostelancik është përfshirë janë Misioni i SHBA në OSBE dhe Misioni i SHBA në NATO, duke u fokusuar dhe në bashkëpunimin e sigurisë me Rusinë, Ambasadën e SHBA në Shqipëri dhe Ambasadën e SHBA në Turqi.
Ai ka shërbyer gjithashtu në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duke u përqendruar në marrëdhëniet e SHBA me vendet e Europës Qendrore.
Ambasadori i ardhshëm i Shqipërisë është njohës shumë i mirë i gjuhës shqipe, ruse dhe asaj turke. David J. Kostelancik është baba i tre djemve të rritur. Njohja e gjuhës shqipe nga ana e Kostelancik, pritet t’i lehtësojë edhe më tepër detyrat si ambasador në Shqipëri.

 

Tirana
clear sky
-6.5 ° C
-6.5 °
-6.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Wed
6 °
Thu
7 °
Fri
9 °
Sat
10 °
Sun
11 °

Lajmet e fundit

droge

Kapen 550 kilogramë kokainë/ Arrestohen 2 persona

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 550 kilogramë kokainë/ Arrestohen 2 persona Njësitë e Marinës Kolumbiane sekuestruan më shumë se...
droge ne kakao

Kapet 1.3 ton kokainë në Barcelonë e fshehur mes kakaos

0
(Skenderbeu.info)-Kapet 1.3 ton kokainë në Barcelonë e fshehur mes kakaos Guardia Civil dhe Agjencia e...
droge ne banane

Kapen 213 kilogramë kokainë në një ngarkese me banane

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 213 kilogramë kokainë në një ngarkese me banane Droga ishte fshehur në rimorkio të...
Një ton hashash

Një ton hashash u kap brenda Marokut

0
(Skenderbeu.info)-Një ton hashash u kap brenda Marokut Anëtarët e Drejtorisë së Përgjithshme Marokene të Sigurisë...
Droga

Kapen 115 kilogramë heroinë në një kamion me destinacion Holandën

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 115 kilogramë heroinë në një kamion me destinacion Holandën Një kontroll rrugor i kryer...
shkaterrimi i laboratorit

Shkaterrohen dy laboratorë kokaine në Bolivi

0
(Skenderbeu.info)-Shkaterrohen dy laboratorë kokaine në Bolivi Autoritetet boliviane shkatërruan dy laboratorë të prodhimit të drogës...

Lajme të tjera
NGJASHME

Berisha mbledh sot Kryesinë për protestën e opozitës

(Skenderbeu.info)-Berisha mbledh sot Kryesinë për protestën e opozitës“Tirana do...

Plas sherri mes policëve në Tiranë,i drejtojnë armët e shërbimit njëri-tjetrit

(Skenderbeu.info)-Plas sherri mes policëve në Tiranë,i drejtojnë armët e...

Vlorë/ Gjendet i vdekur në një kanal 51-vjeçari nga Kukësi

(Skenderbeu.info)-Vlorë/ Gjendet i vdekur në një kanal 51-vjeçari nga...

Studimi, ERE: Familjet në shtëpi private konsum tre herë më të lartë energjie se në apartament

(Skenderbeu.info)-Studimi, ERE: Familjet në shtëpi private konsum tre herë...

Media amerikane i mëshon me forcë: Rama punon për kartelin Sinaloa

(Skenderbeu.info)-Media amerikane i mëshon me forcë: Rama punon për...

Doza kanabisi gati për treg, dy të arrestuar në Bulqizë

(Skenderbeu.info)-Doza kanabisi gati për treg, dy të arrestuar në...

Dhuna në shkolla, mbi 650 mësues i nënshtrohen vlerësimit psiko-social në Tiranë

(Skenderbeu.info)-Dhuna në shkolla, mbi 650 mësues i nënshtrohen vlerësimit...

Rama me dalje publike pas disa ditësh mungese: Më kapi flama gripale

(Skenderbeu.info)-Rama me dalje publike pas disa ditësh mungese: Më...
Raporto