“Në shkolla shkojnë libra me kriminelë”, botuesit kërkojnë heqjen e TVSH e rritje buxheti

(Skenderbeu.info)-“Në shkolla shkojnë libra me kriminelë”, botuesit kërkojnë heqjen e TVSH e rritje buxheti

Botues e librarë janë mbledhur në qendrën e librit për të folur për sfidat e këtij viti. Ndërsa drejtoresha e QKLL u ndal te leximi, klubet e librit, fondet e përkthimit e fondet e të rinjve, vështirësia e përkthimit të autorëve shqiptarë në gjuhë të huaj u përmend nga botuesi Petrit Ymeri, i cili rikujtoi çështjen e librave të përzgjedhur nga Ministria e Arsimit për bibliotekat shkollore dhe bibliotekat publike bosh si problem. Për botuesin Bujar Hudhri, thembra e Akilit është shitja.
“Shpërndarja e shitja e librit është proces shitblerje. Dikush, mund të thotë, se si e ul në këtë nivel bisedën, por kjo është e themelorja. ne mund të bëjmë çudira me librin, por libri nuk shkon te lexuesi. Tirana është kthyer prej 30 vitesh në një depo të madhe të librave. Jo dyqan, por depo. Nuk kemi të drejtë morale që një libër i Ylljetit e Kadaresë të mungojë në Përmet a Leskovik. Ajo që i vuri kazmën kësaj gjëje është TVSH-ja e librit. Kjo e shkatërroi tërësisht librarin sepse më përpara merrnin libra dh ena i sillnin paratë kur i shisnin, tani nuk i marrin fare, se nuk duan të marrin me dokument. Ju duhet te paguajnë”, tha Bujar Hudhri.
Ai kërkoi heqjen e TVSH-së mbi librin dhe ndihmë për qiratë e librarive. Ndërsa botues të tjerë folën për buxhete të ulëta që sjellin kulturë të varfër.
“Vëmendja e shtetit për autoret e rinj dhe për autorët shqiptarë nuk e kalon 0.2 përqind ose 0.5 përqind. Ky është një kontribut për kulturën shqiptare që duhet kthyer vëmendje nga ju, dhe kjo është çështje buxheti. Gjithçka është te buxheti., një buxhet i varfër- absolutisht një kulturë të varfër do prodhojë. Librat që hyjnë në bibliotekat e shkollave janë: libra me kriminel, me hajdutë, libra si të vjedhësh- që në titull- libra me gangsterë”, tha Gëzim Tafa.
Ndryshime në ligjin për librin dhe një ligj i ri për leximin janë çështjet me të cilat po merret QKLL.
Tirana
scattered clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
58 %
5.1kmh
40 %
Thu
11 °
Fri
11 °
Sat
10 °
Sun
7 °
Mon
7 °

Lajmet e fundit

droge

Kapen 550 kilogramë kokainë/ Arrestohen 2 persona

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 550 kilogramë kokainë/ Arrestohen 2 persona Njësitë e Marinës Kolumbiane sekuestruan më shumë se...
droge ne kakao

Kapet 1.3 ton kokainë në Barcelonë e fshehur mes kakaos

0
(Skenderbeu.info)-Kapet 1.3 ton kokainë në Barcelonë e fshehur mes kakaos Guardia Civil dhe Agjencia e...
droge ne banane

Kapen 213 kilogramë kokainë në një ngarkese me banane

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 213 kilogramë kokainë në një ngarkese me banane Droga ishte fshehur në rimorkio të...
Një ton hashash

Një ton hashash u kap brenda Marokut

0
(Skenderbeu.info)-Një ton hashash u kap brenda Marokut Anëtarët e Drejtorisë së Përgjithshme Marokene të Sigurisë...
Droga

Kapen 115 kilogramë heroinë në një kamion me destinacion Holandën

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 115 kilogramë heroinë në një kamion me destinacion Holandën Një kontroll rrugor i kryer...
shkaterrimi i laboratorit

Shkaterrohen dy laboratorë kokaine në Bolivi

0
(Skenderbeu.info)-Shkaterrohen dy laboratorë kokaine në Bolivi Autoritetet boliviane shkatërruan dy laboratorë të prodhimit të drogës...

Lajme të tjera
NGJASHME

Libra të botuar për autizmin

(Skenderbeu.info) Libra të botuar për autizmin. “Fëmijët me Autizëm”...

Revyja në Javën e Modës në Paris: Modelet mbanin fustane të kthyera poshtë

(Skenderbeu.info)-Revyja në Javën e Modës në Paris: Modelet mbanin...

Irma Kurti, poetja shqiptare boton librin “Persi tra i colori” në gjuhën italiane

(Skenderbeu.info) Irma Kurti, poetja shqiptare boton librin “Persi tra...

Ja sa kristale u deshën për këtë look te Doja-s

(Skenderbeu.info)-Ja sa kristale u deshën për këtë look te...

Botuesit ngrenë problemet e librit/ Buxheti i varfër

(Skenderbeu.info)-Botuesit ngrenë problemet e librit/ Buxheti i varfër Në Qendrën...

Valentino hap dyert për destinacionin më ekskluziv të modës: Le Club Couture

(Skenderbeu.info)-Valentino hap dyert për destinacionin më ekskluziv të modës:...

Koleksioni i ri Privè për Pranverë/Verë 2023 i Giorgio Armani

(Skenderbeu.info) Koleksioni i ri Privè për Pranverë/Verë 2023 i...

Koka super reale e luanit të Kylie Jenner ndez debate në Javën e Modës në Paris

(Skenderbeu.info)-Koka super reale e luanit të Kylie Jenner ndez...
Raporto