(Skenderbeu.info)-Ndryshime në Policinë e Shtetit, ja për çfarë bëhet fjalë
Ndryshime të reja janë raportuar në Policinë e Shtetit.
Mësohet se tashmë Kruja dhe Fushë Kruja do të varen nga DVP Tiranë, ndërsa Kavaja dhe Rrogozhina nga DVP Durrës.
Gjithashtu u ngrit një strukturë e re për krimin kibernetik dhe një e tillë për ekzaminimet kompjuterike. Është parashikuar gjithashtu edhe një riorganizim i policisë kriminale, ku ndarja e komisariateve do të bëhet me zona policore.