Ndihmoi Milanin në fitimin e kampionatit, tifozët e Inter kundër transferimit të mbrojtësit

(skenderbeu.info)       -“Ndihmoi Milanin në fitimin e kampionatit”      Inter vijon të punojë në merkato teksa energjia e drejtuesve zikaltër tashmë është përqëndruar tek reparti i mbrojtjes.

Klubi nga Milano dëshiron të shtojë alternativat në difensivë dhe i përzgjedhuri i trajnerit Simone Inzaghi është Francesco Acerbi. Futbollisti ka dalë jashtë planëve të Lazios edhe pas konfliktit me tifozerinë bardhekaltër është në pritje të aventurës së radhës teksa agjenti Pastorello dhe Lotito kanë mbajtur një takim në Romë për të diskutuar të ardhmen.

Inter është interesuar për mbrojtësin dhe mund ta transferojë nëpërmjet formulës së huazimit me të drejtën e blerjes. Megjithatë, në pengesë janë shndërruar tifozët zikaltër të cilët kanë ndërmarrë një nismë kundër Acerbit. E gjitha lidhet me ndeshjen e fundit në kampionat mes Lazios dhe Milan, më datë 24 prill ku kuqezinjtë shënuan golin e fitores në minutën e 92-të me anë të Tonallit dhe ishte pikërisht Acerbi ai që tregoi pavendosmëri në atë episod, madje nuk ngurroi edhe të qeshte.

Në vijimin e kampionatit ai gol rezultoi shumë i rëndësishëm për fatet e kampionatit me të besuarit e trajnerit Stefano Pioli që festuan në fund në dëm të Inter. Në këtë formë, transferimi i Acerbit është komplikuar dhe zikaltërit aktualisht po mundohen të gjejnë një tjetër alternativë, ku opsioni më i dëshirueshëm është Chalobah i Chelseat ndërsa pista që të çon tek Akanji i Dortmund duket një “mision i pamundur” për shkak të 20 milionë eurove që pretendon Dortmund.

 

Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
37 %
2.6kmh
0 %
Mon
0 °
Tue
6 °
Wed
7 °
Thu
8 °
Fri
10 °

Lajmet e fundit

droge

Kapen 550 kilogramë kokainë/ Arrestohen 2 persona

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 550 kilogramë kokainë/ Arrestohen 2 persona Njësitë e Marinës Kolumbiane sekuestruan më shumë se...
droge ne kakao

Kapet 1.3 ton kokainë në Barcelonë e fshehur mes kakaos

0
(Skenderbeu.info)-Kapet 1.3 ton kokainë në Barcelonë e fshehur mes kakaos Guardia Civil dhe Agjencia e...
droge ne banane

Kapen 213 kilogramë kokainë në një ngarkese me banane

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 213 kilogramë kokainë në një ngarkese me banane Droga ishte fshehur në rimorkio të...
Një ton hashash

Një ton hashash u kap brenda Marokut

0
(Skenderbeu.info)-Një ton hashash u kap brenda Marokut Anëtarët e Drejtorisë së Përgjithshme Marokene të Sigurisë...
Droga

Kapen 115 kilogramë heroinë në një kamion me destinacion Holandën

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 115 kilogramë heroinë në një kamion me destinacion Holandën Një kontroll rrugor i kryer...
shkaterrimi i laboratorit

Shkaterrohen dy laboratorë kokaine në Bolivi

0
(Skenderbeu.info)-Shkaterrohen dy laboratorë kokaine në Bolivi Autoritetet boliviane shkatërruan dy laboratorë të prodhimit të drogës...

Lajme të tjera
NGJASHME

Zyrtare: Gennaro Gattuso largohet nga Valencia

(Skenderbeu.info)-Zyrtare: Gennaro Gattuso largohet nga Valencia. Gennaro Gattuso nuk do...

Publikohet argumentimi i vendimit për dënimin e Juventusit: Ja pse shkoi nga -9 në -15 pikë

(Skenderbeu.info)-Publikohet argumentimi i vendimit për dënimin e Juventusit: Ja...

“Mbaroi, kam arritur gjithçka”. Messi flet për herë të parë pas triumfit në Kupën e Botës

(Skenderbeu.info)-“Mbaroi, kam arritur gjithçka”. Messi flet për herë të...

Milan, lëndim për Bennacer: derbi me rrezik të lartë

(Skenderbeu.info)-Milan, lëndim për Bennacer: derbi në rrezik të lartë. Bie...

Serie A, Napoli-Romë 2-1: Spalletti vazhdon udhëtimin e tij të vetmuar

(Skenderbeu.info)-Serie A, Napoli-Romë 2-1: Spalletti vazhdon udhëtimin e tij...

Monza i bëhet makth Juventusit, e mund në shtëpi dhe e parakalon në renditje

(Skenderbeu.info)-Monza i bëhet makth Juventusit, e mund në shtëpi...

Milan, Pioli: “Duhen ndryshime, Scudetto jonë do të jetë zona Champions League”

(Skenderbeu.info)-Milan, Pioli: "Duhen ndryshime, Scudetto jonë do të jetë...

Serie A, Cremonese-Inter 1-2: vendos një dygolësh nga Lautaro

(Skenderbeu.info)-Serie A, Cremonese-Inter 1-2: vendos një dygolësh nga Lautaro. Në...
Raporto