(Skenderbeu.info) Ardit Çuni zbulon ndërhyrjen qe ka bërë Luizi para se të futej në BBVA: ‘Nuk ka tumor’.
Pas situatës së Luizit në Big Brother ku ai tregoi për semundjen e tij dhe më pas e përgënjeshtroj atë, kanë reaguar shumë të famshëm shqiptar. Së fundmi kjo ka qënë nje ngjarje kryesore për mediat roze.
Gjithashtu, Ardit Çuni, një ish banor i Big Brother 1, ka folur në emisionin ‘Fan Club’ rreth kësaj situate. Ai ka zbuluar se Luizi ka bërë një ndërhyrje pak vite më parë.
Gjatë gjithë këtyre ditëve unë kam marrë mesazhe të ndryshme duke më thënë variante të ndryshme të sëmundjes së Luizit, duke më dërguar edhe fakte të ndërhyrjeve që ka bërë Luizi.
Ai ka pranuar vetë madje brenda shtëpisë që ka mashtruar për këtë pjesë jashtë dhe tani po bëj lidhjen e pazëllit. Nuk di të them nëse kjo do ndikojë tek loja e tij, por kjo tregon shumë për karakterin e Luizit që unë e kam thënë është manipulator dhe përdor situatat për të arritur aty ku do.
Njerëzit vazhdojnë të besojnë akoma që ai ka diçka, por nga faktet që unë kam është që Luizi ka bërë një ndërhyrje në një spital privat pak vite më përpara, ka operuar hemorroidet, por nuk ka tumor, është shprehur Arditi.