(Skenderbeu.info) Ndahet nga jeta Joyce Sims. Këngëtarja e R&B Joyce Sims ka vdekur në moshën 63 vjeçare. Vdekja e saj u njoftua në një postim në Facebook nga organizatori i ngjarjeve CJ Carlos, i cili gjithashtu punoi në Klubin e Futbollit Chelsea, të shtunën në mbrëmje.
Ai shkroi: ‘Duke folur me familjen e saj të afërt sonte, me një zemër të thyer po postoj këtë lajm Joyce Sims ka vdekur. Joyce ishte një këngëtare e mahnitshme shkrimtare e këngës, e cila kishte kaq shumë hite në vitet 80-të.
Shkaku i vdekjes së Joyce ende nuk është zbuluar.
Joyce është e njohur më së shumti për këngën e saj Come Into My Life, e cila arriti në 10 më të mirët në Billboard R&B Chart të SHBA-së, dhe në Listën e Këngëve të Britanisë së Madhe në vitin 1987.