(Skenderbeu.info)-Nafta e subvencionuar nuk mjafton per blegtorët
Qeveria propagandon si të suksesshëm skemën e subvencionimit ndersa situata në terren duket ndryshe.
Historinë e vëllezërve Metushi nga Roskoveci, të cilët prej vitesh mbarshtojnë lopë u soll nga Syri televizion .
Ata thonë se qumështi shitet nën kosto, ndërsa pas vitit 2013, qeveria socialiste përgjysmoi shumën financiare që blegtorët merrnin për çdo bagëti.
“Kërkojmë ndihmë nga shteti, pasi duke marrë toka me qera nuk na mbetet asgjë, pasi nafta është shumë e lartë dhe kostoja nuk mbulohet dot, subvencionimet janë shumë të pakta në krahasim me kohën kur në qeveri ishte Berisha. Lekët kanë ardhur por ato i marrin rrugës njerëzit që e kanë në dorë ti ndajnë për fermerët”, u shprehën fermerët.
Prej disa vitesh mbarshtojnë lopë qumështi vëllezërit Sulo dhe Pelivan Metushi. Në fshatin Suk të Roskovecit. Ata kanë arritur të ndërtojnë një stallë modeste, me investime të tyre.
Edi Rama teksa flet për suksesin e blegtorisë dhe shitjen e qumështit. Dy vëllezërit Metushi tregojnë anën tjetër historise, braktisjen e shtetit gjatë qeverisjes socialiste.
