(Skenderbeu.info)-Nadal do t’i mungojë Ndërkombëtarit: “Nuk jam ende gati”
“Më vjen shumë keq të njoftoj se nuk do të mund të jem në Romë”.
Ky është mesazhi në Instagram i Rafael Nadal, i detyruar të heqë dorë nga Ndërkombëtarja e Italisë duke nisur nga e hëna.
“Të gjithë e dini se sa shumë më dhemb të humbas një tjetër turne që ka shënuar karrierën time profesionale dhe personale, falë gjithë dashurisë dhe mbështetjes së tifozëve italianë – shpjegoi ai – Edhe pse kam vënë re një përmirësim ditët e fundit, për shumë. Muaj nuk kam qenë në gjendje të stërvitem në një nivel të lartë dhe procesi i ripërshtatjes kërkon kohën e vet. Nuk kam zgjidhje tjetër veçse ta pranoj dhe të vazhdoj të punoj.” Spanjolli synon rikuperimin për Parisin.