(Skenderbeu.info) Miss Bolivia humbet titullin pasi tallet me fizikun e rivaleve. Me një vendim që ka pak precedentë në historinë e konkurseve të bukurisë, María Fernanda Pavisic 23/vjeçare nga Cochabamba, e zgjedhur Miss Bolivia 2022 korrikun e kaluar, iu hoq titulli për tallje me fizikun e disa prej rivaleve të saj në një video.
Vendimi befasues, shkruan gazeta Los Tiempos, u miratua dje nga Promociones Gloria, kompania që zotëron ekskluzivitetin e konkursit të bukurisë në Bolivi.
Pas shqyrtimit të situatës, kompania i dërgoi një letër Pavisic, duke nënvizuar se me sjelljen e saj “ajo ka shkelur kontratën e nënshkruar për të marrë pjesë në konkursin e Miss Bolivia”.
Gjithçka nisi kur fituesja e re, e cila është një modele profesioniste dhe studente e psikologjisë, postoi në rrjetet e saj sociale një video në të cilën shihet duke u tallur me disa nga rivalet e saj dhe në veçanti Miss Potosí, Ximena Maygua.
Kjo i shtyu autoritetet e Potosit të parashtronin një ankesë gjyqësore kundër Miss Bolivia për diskriminim racor, duke i kërkuar gjykatësit të urdhërojë humbjen e titullit.
Me të dëgjuar lajmin, Pavisic postoi një video tjetër në rrjetet sociale në të cilën tregonte se ajo e mëparshme nuk ishte gjë tjetër veçse “një eksperiment në komunikimin social”, duke i kërkuar falje rivales të saj dhe popullatës së Potosì në përgjithësi.
Por e gjithë kjo nuk ndihmoi për të qetësuar situaten dhe për ta bërë Promociones Gloria të tërhiqet nga vendimi i saj, i cili do të pengojë Miss of Cochabamba të përfaqësojë Bolivinë në konkursin Miss Universe 2023.