(Skenderbeu.info)-Ministria e Bujqësisë jep njoftimin e rëndësishëm/ Kufizohet peshkimi në liqene
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka kufizuar peshkimin në disa qytete për periudha të caktuara.
Në vendimin e publikuar ditën e sotme, kufizimi është bërë me periudha të caktuara në liqene të caktuara për disa lloje peshqish.
Gjatë këtyre periudhave, peshkimi ndalohet se çfarëdolloj mjeti dhe metode gjuetie. Gjithashtu ndalohet edhe mbajtja në bord, tranzitimi në barkë, zbarkimi i të gjitha llojeve të peshqve me përjashtim të koranit.