Kriza politike në Malin e Zi, mijëra qytetarë ne proteste

(Skenderbeu.info)-Kriza politike në Malin e Zi, mijëra qytetarë ne proteste

Podgoricë para selisë së parlamentit , të enjten mbrëma u zhvillua protesta e radhës, ku me mijëra qytetarë nga të gjitha qytetet e vendit. Kërkuan tërheqjen e ndryshimeve të Ligjit për Presidentin. Miratimin e marrëveshjes për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Mal të Zi.
Duke iu drejtua qytetarëve, profesoresha dhe aktivistja Jasmina Nikçeviq, e cila është edhe bashkëorganizatore e këtyre protestave. Vuri në dukje rëndësinë e këtyre protestave për mbrojtjen e shtetit të Malit të Zi.
Tubimi i sotëm, si dhe tubimet e mëparshme dhe të ardhshme, nuk janë protesta të asnjë partie, asnjë grupi partiak. Asnjë individi, por më e rëndësishmja, është një thirrje për mbrojtjen dhe ruajtjen e rendin kushtetues dhe institucioneve të shtetit në Malin e Zi,” tha zonja Nikçeviq.
Në protestë folën edhe studentë dhe përfaqësuesë të shoqërisë civile të cilët mbështesin Malin e Zi. Si “një shtet shumetnik dhe të barabartë për të gjithë popujt që jetojnë në të”.
Kjo është protesta e dytë që nga fillimi i këtij muaji. Me 8 nëntor protestuesit kundërshtuan ndryshimet në Ligjin për Presidentin. Përmes së cilit partitë në pushtet synojnë kufizimin e përgjegjësive kushtetuese të presidenti aktual Milo Gjukanoviç dhe kalimin e tyre te parlamenti.
I tillë është vlerësuar ky ligj edhe nga juristët dhe organizatat joqeveritare. Ndërsa diplomatët e vendeve kryesore perëndimore thanë se po “i ndjekin me shqetësim zhvillimet politike në Malin e Zi”.
Zyra e presidenti të Malit të Zi, kërkoi nga Komisioni i Venecias të nxjerrë një opinion urgjent për ndryshimin e Ligjit për Presidentin e Malit të Zi. I cili po shkakton debate të shumta, por edhe një krizë politike në vend.
Gjatë kësaj jave janë mbledhur mbi 15 mijë nënshkrime në mbështetje të peticionit të qytetarëve, duke treguar qartë se ata kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjidhjen e krizës politike në Malin e Zi.
Shumica parlamentare, e cila ka 41 deputetë, e udhëhequr nga Fronti Demokratik pro-rus me Demokratët dhe lëvizjen URA të kryeministrit në largim, Dritan Abazoviq, mbështesin zgjedhjen e një qeverie të re, mandatari i së cilës do të ishte kandidati i tyre Miodrag Lekiq. Nga ana tjetër, blloku i opozitës dhe partive të pakicave të udhëhequr nga partia e presidentit Milo Gjukanoviq mendon se parlamenti duhet të shpërndahet dhe të organizohen zgjedhje të reja.
Mali i Zi është tronditur nga një krizë politike që pasoi rënien e qeverisë së kryeministrit Abazoviq dhe refuzimin e shumicës parlamentare për të hyrë në një proces të ri zgjedhor.
Tirana
scattered clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
1.5kmh
40 %
Tue
16 °
Wed
16 °
Thu
17 °
Fri
17 °
Sat
17 °

Lajmet e fundit

Policia e Kroacise

Raportime për bomba në gjykata në disa qytete dhe në selinë e Qeverisë së...

0
(Skenderbeu.info)-Raportime për bomba në gjykata në disa qytete dhe në selinë e Qeverisë së...
Makina

Skenari i protestës së opozitës

0
(Skenderbeu.info)-Skenari i protestës së opozitës Partia Demokratike ka zbardhur skenarin që do të ndjekë për...
samit be bp

Samiti i BE- BP/ Firmoset një marrëveshje

0
(Skenderbeu.info)-Samiti i BE- BP/ Firmoset një marrëveshje konkrete Në Tiranë kete të marte ka nisur...
Rama, Vucic

Vuçiç i acaruar, sulmon median

0
(Skenderbeu.info)-Vuçiç i acaruar, sulmon median Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, mbërriti në Tiranë. Pasi fillimisht kishte...
vjosa-osmani

Osmani : Vuçiç, produkt i një mendësie vrastare

0
(Skenderbeu.info)-Osmani : Vuçiç, produkt i një mendësie vrastare Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbërritur...
Rama, Osmani

Presidentja Osmani: BE duhet të kalojë nga fjalët në vepra

0
(Skenderbeu.info)-Presidentja Osmani: BE duhet të kalojë nga fjalët në vepra Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani...

Lajme të tjera
NGJASHME

Osmani : Vuçiç, produkt i një mendësie vrastare

(Skenderbeu.info)-Osmani : Vuçiç, produkt i një mendësie vrastare Presidentja e...

Presidentja Osmani: BE duhet të kalojë nga fjalët në vepra

(Skenderbeu.info)-Presidentja Osmani: BE duhet të kalojë nga fjalët në...

Po përparohet liberalizimi i vizave për Kosovën

(Skenderbeu.info)-Po përparohet liberalizimi i vizave për Kosovën Presidenti i Këshillit...

Organizatat shqiptaro-amerikane: Diplomatët t’i japin fund ledhatimit të Serbisë

(Skenderbeu.info)-Organizatat shqiptaro-amerikane: Diplomatët t’i japin fund ledhatimit të Serbisë. Përfaqësuesit...

Diskriminim edhe në përdorimin e simboleve Kombëtare

(skenderbeu.info) Diskriminim edhe në përdorimin e simboleve Kombëtare Shqiptarët në...

Shqiptari që vrau të dashurën 19-vjeçare në Greqi, pendohet në gjykatë

(Skenderbeu.info) Shqiptari që vrau të dashurën 19-vjeçare në Greqi,...

Marsh me biçikleta kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave

(Skenderbeu.info)-Marsh me biçikleta kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave Në...

Vjosa Osmani nderohet me ‘Çelësin e Sofjes’ në Bullgari

(Skenderbeu.info)-Vjosa Osmani nderohet me 'Çelësin e Sofjes' në Bullgari Presidentja...
Raporto