(Skenderbeu.info)-Më 29 prill 1932 ka lindur poeti disident Trifon Xhagjika

Më 29 prill 1932, në Peshtan të Tepelenës ka lindur poeti disident Trifon Xhagjika (1932-1963).

Në Muzeun Historik Kombëtar janë të ekspozuara katër dorëshkrime origjinale të tij. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe në vijim tek “Lidhja e Prizrenit” në Tiranë. Studioi në pedagogjiken e Elbasanit (1947). Në vitin 1951 filloi punë si shef redaksie në Revistën “Pionieri”.

Më 1954 mbaroi Shkollën e Bashkuar në degën Artileri Kundërajrore. Ka punuar në Degën e Rregulloreve në Ministrinë e Mbrojtjes. Gjatë viteve që shërbeu si oficer, Trifon Xhagjika ka botuar cikle me poezi në shtypin e kohës, në revistën “Nëntori”, “Letrari i ri”, “Zëri i Rinisë” etj. Më 1959 boton librin e tij të parë “Gjurmët”. Trifon Xhagjika “rebeloi” shumë shpejt, sepse donte lirinë dhe poezinë.

Fillon të bjerë në konflikt të hapur me regjimin diktatorial dhe më 6 dhjetor 1963, dënohet për tradhëti, vepra terroriste dhe agjitacion e propagandë. Gjyqi e dënoi me vdekje, ndërsa Trifoni në sallë recitoi poezinë e tij “Atdheu është lakuriq”. Trifon Xhagjikën e pushkatuan më 23 dhjetor 1962, në moshën 31 vjeçare. Mbas rënies së diktaturës janë botuar librat e tij “Atdheu është lakuriq” (1994) si dhe një përmbledhje me poezi (2002).

Gjithashtu, Trifon Xhagjika ka lënë në dorëshkrim librin “Stina mendimi”. Poeti i pushkatuar, Trifon Xhagjika, mund të konsiderohet si një meteor drite në poezinë shqipe. Në vitin 1994, Trifon Xhagjika është dekoruar nga Presidenti i Republikës me titullin e lartë “Martir i Demokracisë” me motivacionin: “Disident politik dhe letrar, kundërshtar i hapur i diktaturës komuniste, dënuar me vdekje dhe pushkatuar prej saj”. Kohët e fundit në fshatin e tij të lindjes, në Peshtan të Tepelenës ëshët vendosur një bust në kujtim të veprës dhe jetës së tij.

Tirana
light rain
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
1kmh
0 %
Sun
20 °
Mon
26 °
Tue
24 °
Wed
25 °
Thu
26 °

Lajmet e fundit

Ministri serb kërcënon Kosovën: Të gjitha opsionet në tryezë, do mbrojmë vendin!

0
(Skenderbeu.info)-Ministri serb kërcënon Kosovën: Të gjitha opsionet në tryezë, do mbrojmë vendin! Pas njoftimeve se...

Katër ushqime për një zemër të shëndetshme

0
(Skenderbeu.info)-Katër ushqime për një zemër të shëndetshme Të ushqyerit është pjesa që luan rolin më...

Numri i të huajve që punojnë në Shqipëri është dyfishuar në 6 vitet e...

0
(Skenderbeu.info)-Numri i të huajve që punojnë në Shqipëri është dyfishuar në 6 vitet e...
Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues Stoltenberg,ka zhvilluar një bisedë telefonike me Josep Borrell.

Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues

0
(Skenderbeu.info)-Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues Sekretari i Përgjithshëm...
Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr, pasi janë pajtuar që t’i japin Ukrainës avionë luftarakë të prodhimit amerikan, F-16.

Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr

0
(Skenderbeu.info)-Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr Kryediplomati rus paralajmëroi shtetet perëndimore se...

Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet pa kushte

0
(Skenderbeu.info)-Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet pa kushte Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha...

Lajme të tjera
NGJASHME

Pse një bluzë e bardhë është një nga veshjet më të rëndësishme në gardërobën tuaj?

(Skenderbeu.info)-Pse një bluzë e bardhë është një nga veshjet...

Panairi i Librit në Torino çelet me shkrimtarin e madh shqiptar

(Skenderbeu.info)-Panairi i Librit në Torino çelet me shkrimtarin e...

Edhe një trend tjetër po rikthehet! Bluzat me mesazhe po vishen sërish

(Skenderbeu.info)-Edhe një trend tjetër po rikthehet! Bluzat me mesazhe...

Del në ankand gjerdani prej diamanti i Princeshës së ndjerë Diana!

(Skenderbeu.info)-Del në ankand gjerdani prej diamanti i Princeshës së...

Katër lloje veshjesh që duhet t’i hiqni qafe menjëherë

(Skenderbeu.info)-Katër lloje veshjesh që duhet t’i hiqni qafe menjëherë E...

Tri modele më të bukura të flokëve për këtë pranverë

(Skenderbeu.info)-Tri modele më të bukura të flokëve për këtë...

Peter Hawkings është stilisti i ri i Tom Ford

(Skenderbeu.info)-Peter Hawkings është stilisti i ri i Tom Ford Një...

Lansohet Shqip.ai – transkriptim me Inteligjencë Artificiale për gjuhën shqipe

(Skenderbeu.info)-Lansohet Shqip.ai – transkriptim me Inteligjencë Artificiale për gjuhën...
Raporto