fbpx

Mbyllet gjimnazi “Mehmet Akif”

(Skenderbeu.info)-Mbyllet gjimnazi “Mehmet Akif”në Tiranë diten e djeshme  nga Qeveria Shqiptare.

Vendimi u shpall  diten e djeshme pas mbledhjes dhe eshte me firmen e zv/kryeministres Belinda Balluku. Keshtu gjimnazi turk ne Shqiperi duhet te pajise nxenesit me dokumentacionin  e nevojshëm që ata të transferohen në institucione të tjera arsimore.

Kolegji “Mehmet Akif” ka rezultuar si gjimnazi më cilësor gjatë periudhës që ka ushtruar aktivitet në Shqipëri.

Ky nuk eshte vendimi i vetem qe  vepron kunder shkollave.

Pak dite me pare Ministria e Arsimit urdheroi mbylljen dhe te nje kopshti pjesë e kolegjeve “Turgut Ozal”.

Në vendimin e këshillit të ministrave bëhet me dije se institucioni arsimor ka për detyrim të pajisë çdo nxënës me dokumentacionin e nevojshëm shkollor që do të shërbejë për transferim në një institucion tjetër dhe të kthejë pagesat e kryera nga prindërit deri në muajin shtator.

Qeveria Shqiptare duket se ka filluar te zbatoje kerkesat e Erdoganit ne lidhje me shkollat turke ketu ne vendin tone. Duke mbyllur ato shkolla qe jane te lidhura me Gylenin dhe hapjen e rruges ndaj shkollave pjese te rrymave te  Islamit Politik te mbeshtetura nga Turqia.

Ne vendimin e Qeverise nuk thuhet arsyeja e ketij vendimi.Tashme prej vitesh ne venddin tone operojne shume biznese qe jane ne pronesi te shtetasve turk.

Mbyllja e këtyre objekteve ka qenë vazhdimisht kusht i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Mbyllet gjimnazi “Mehmet Akif”në Tiranë diten e djeshme nga Qeveria Shqiptare.Ne vendimin e Qeverise nuk thuhet arsyeja e ketij vendimi
Kolegji turk ”Mehmet Akif”
VKM-ja e plotë:
1.Mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”, i licencuar me vendimin nr.560, datë 26.8.1996, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënie lejeje për funksionimin e institucioneve arsimore private”, për nivelin e arsimit të mesëm të lartë, i cili e zhvillon mësimin edhe në gjuhë të huaj.
2.Institucioni arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy” ka këto detyrime:
a) Të pajisë çdo nxënës me dokumentacionin e nevojshëm shkollor, që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit parauniversitar;
b) Të mbulojë të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve, në zbatim të këtij vendimi;
c) Të kthejë pagesat e kryera (nëse ka) nga prindi/përfaqësuesi ligjor i nxënësit për pjesën e papërfunduar të shkollimit, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të ketë ndaj nxënësit;
ç) Të vërë në dispozicion të institucionit arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, çdo informacion të kërkuar deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të parashikuara në këtë vendim;
d) Të dorëzojë në Arkivin Shtetëror Vendor të gjithë dokumentacionin që disponon, si dhe të paraqesë në institucionin arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, një kopje të dokumentacionit dhe të procesverbalit të dorëzimit të tij, sipas afateve të parashikuara në legjislacionin në fuqi.
3.Institucioni arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, nën juridiksionin e të cilit ndodhet shkolla, ka për detyrë:
a) të ngrejë grup pune brenda 3 (tri) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi dhe të marrë masat për mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”;
b) të marrë masat për transferimin e nxënësve në institucione të tjera të arsimit parauniversitar për të gjithë nxënësit e regjistruar në këtë institucion arsimor;
c) të administrojë dokumentacionin lidhur me veprimtarinë mësimore të kryer nga ky institucion arsimor privat parauniversitar.
4.Në shkronjën “b”, të pikës 1, të vendimit nr.560, datë 26.8.1996, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënie lejeje për funksionimin e institucioneve arsimore private”, fjalët “… kolegji “Mehmet Akif Ersoy”, i nivelit të arsimit të mesëm në qytetin e Tiranës… ”, shfuqizohet.
5.Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, Drejtoria Rajonale Arsimore Parauniversitare, Durrës, Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Tiranë, institucioni arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy” dhe fondacioni “Gulistan” për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

LËR NJË KOMENT

Vendosni komentin
Vendosni emrin tuaj

Lajmet e fundit

Horoskopi

Horoskopi për ditën e premte, 30 shtator 2022

0
(Skenderbeu.info) Horoskopi për ditën e premte, 30 shtator 2022 Dashi Ka rrezik qe Plutoni te sjelle edhe debate, por edhe pasion te zjarrte sot ne jetën...
Parashikimi i motit

Parashikimi i motit për ditën e premte, 30 shtator 2022

0
(Skenderbeu.info) Parashikimi i motit për ditën e premte, 30 shtator 2022 - Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
me i kerkuri i hashashit

Messi i hashashit, ndër ‘më të kërkuarit’ në Europë

0
(skenderbeu.info)  -"Messi i hashashit" Abdellah el Haj Sadek el Menbri, i njohur më mirë si El Messi del hashish, 38 vjeç, është bërë një...
Moratoriumi i gjuetisë

Moratoriumi i gjuetisë: kafshët dhe shependët në rrezik

0
(Skenderbeu.info) Moratoriumi i gjuetisë: kafshët dhe shependët në rrezik. Për zhdukjen e kafshëve dhe shendëve gjueti e paligjshme dhe jashtë sezonit është problemi kryesor....
kokaine e kapur

293 kg kokainë ne mes te derrasave me destinacion Valencian

0
(skenderbeu.info)  -" 293 kg kokainë ne mes te derrasave" -Pasditen e kësaj të mërkure (28 shtator 2022) Policia  Federale e Brazilit sekuestroi 293 kilogramë...
migrimet e zogjeve

Ndryshimet klimatike janë fajtore për migrimet e hermshme të zogjëve

0
(Skenderbeu.info) Ndryshimet klimatike janë fajtore për migrimet e hershme të zogjëve Studiuesit, të udhëhequr nga Andrea Romano, vëzhguan dallime të mëdha midis specieve me...

Lajme të tjera
NGJASHME

Horoskopi për ditën e premte, 30 shtator 2022

(Skenderbeu.info) Horoskopi për ditën e premte, 30 shtator 2022 Dashi Ka...

Moratoriumi i gjuetisë: kafshët dhe shependët në rrezik

(Skenderbeu.info) Moratoriumi i gjuetisë: kafshët dhe shependët në rrezik....

Ndryshimet klimatike janë fajtore për migrimet e hermshme të zogjëve

(Skenderbeu.info) Ndryshimet klimatike janë fajtore për migrimet e hershme...

Pasurohet liqeni i Ohrit me 2 milionë rasat korani

(Skenderbeu.info)-Pasurohet liqeni i Ohrit me 2 milionë rasat korani Këtë...

Në Drizë të Fierit 750 familje rome janë braktisur nga bashkia

(Skenderbeu.info)-Në Drizë të Fierit 750 familje rome janë braktisur...

Lekatari: Edukimi seksual te fëmijët që në moshën 4-vjeçare

(Skenderbeu.info)-Lekatari: Edukimi seksual te fëmijët që në moshën 4-vjeçare Gazetarja...

Prindërit ne protestë pas mbylljes së kopshtit

(Skenderbeu.info)-Prindërit ne protestë pas mbylljes së kopshtit 'Reago për fëmijën...

Shqipëria pret krizën e vështirë!

(Skenderbeu.info)-Shqipëria pret krizën më e vështirë!Rritjet e çmimeve duket...
Raporto