fbpx

Mbretëreshat e njerëzimit

(Skenderbeu.info)-Mbretëreshat e njerëzimit

Dihet. Ka njerëz që nuk vdesin kurrë. Vijnë në Tokë me një mision dhe ikin duke lënë pas pavdekësinë. Gjithë rruzulli bie dakord se Mbretëresha Elizabeta e II, është një nga këta humanë.

Është e jashtëzakonshme të shohësh se si flokëbardha 96 vjeçare paska marrë zemrat e më të vegjëlve, e të rinjve, e të rriturve dhe të moshuarve njësoj e njëkohësisht. Të gjithë të përlotur dhe me dhimbje për largimin e saj. Në botën mbarë.

Duket sikur iku një bastun i sigurtë dhe i fortë, ku globi ynë mbante ekuilibrin. Iku një qënie e mirë, e paqtë, në harmoni me veten, bashkëkombësit dhe njerëzimin.

Iku një grua që nuk i lejoi vetes kapriçot, ekstravagancat, heqjedorë-t, dashuritë, akuzat, kudërakuzat, intrigat, që prekën shumicën e familjarëve të saj. Ajo, qëndroi deri në fund, Madhëri.

“… Gjithnjë ka qenë më e lehtë të urresh dhe të shkatërrosh. Të ndërtosh dhe të duash, është shumë më e vështirë…” Janë këto fjalët e një Elizabet e II fare e re, në fjalimin e parë për Krishtëlindjet e 1957. A vazhdojmë të vuajmë sot e kësaj dite të gjithë ne njerëzorët pikërisht nga kjo gjë? A janë  luftrat kudo një paaftësi për të dashuruar dhe një lehtësi për të shkatërruar dhe urryer?

A përballemi ne, sot e kësaj dite, në Shqipërinë tonë të vogël, pikërisht me kë urren dhe shkatërron me lehtësi?

Në veprimet dhe në fjalët e më të rëndësishmëve që morën një vend të gjatë dhe me peshë në histori, ruhen sekrete të një jete më të mirë për veten dhe njëri-tjetrin. Mbretëresha Elizabet II ka lënë kaq shumë vlera në rrugëtimin e saj, siç, një tjetër grua, për nderin tonë shqiptare, ka lënë gjithashtu me zemërgjerësi. Në këtë foto Nënë Tereza komunikon me Elizabetën II. Dy gra të mëdha, dy mbretëresha të lindura, e të gjithëpranuara, me siguri, janë kanë kaluar stafetën (fshehurazi) një gruaje tjetër që do të marrë vendin që i takon në histori. Kur? Këtë nuk e dimë.

Në pritje të një “mbretëreshe” tjetër, me misterin nëse do të ketë veshjen e një misionareje, kurorën e një sovraneje, apo pëlhurën e tejdukshme të ndërtimit dhe të dashurisë, njerëzimi lutet për përmirësim.

Alba Malltezi

LËR NJË KOMENT

Vendosni komentin
Vendosni emrin tuaj

Lajmet e fundit

Probleme në disa qytete nga rreshjet e dendura

0
(Skenderbeu.info)-Probleme në disa qytete dhe përmbytje nga rreshjet e dendura Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme dhe përmbytje në disa zona të Shqipërisë. Në Dibër, ka...
Kleb Basket Ferrara

Kleb Basket Ferrara, Marco Miozzi është presidenti i ri

0
(Skenderbeu.info)-Kleb Basket Ferrara, Marco Miozzi është presidenti i ri Marco Miozzi është presidenti i ri Kleb Basket Ferrara ka njoftuar qe nga dita e djeshme se...
F1, Red Bull

F1, Red Bull synon një rekord historik në Singapor

0
(Skenderbeu.info)-F1, Red Bull synon një rekord historik në Singapor Rekordi i Red Bull daton në 2013 (13 GP të fituara) Fundjava përmban Çmimin e Madh të...
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo nën sulm: “Si mund të flejë natën?”

0
(Skenderbeu.info)-Cristiano Ronaldo nën sulm: “Si mund të flejë natën?” flet nëna e fansit së cilit portugezi ia prishi telefonin Këto nuk janë kohë të lehta...
Livio Suppo

Livio Suppo mirëpret Petruccin

0
(Skenderbeu.info)-Livio Suppo mirëpret Petruccin ,i lumtur që i jep Danilo Petruccit një shans Livio Suppo, menaxheri i navigimit të Suzuki. Foli për vendimin për t'i...
asteroid,nasa

Sonda e NASA-s përplaset me sukses me astereoidin

0
(Skenderbeu.info)-Sonda e NASA-s përplaset me sukses me astereoidin Gjatë një prove të paprecedentë për të parë nëse është i mundur devijimi i kursit të një...

Lajme të tjera
NGJASHME

Putin,kërcënimet e tij të mëparshme ishin të kota duke thënë se “ky nuk është një bllof”

(Skenderbeu.info)Putin,kërcënimet e tij të mëparshme ishin të kota duke...

Parimet themelore të OKB-se nën kërcënim

(Skenderbeu.info)-Parimet themelore të OKB-se nën kërcënim.“Bota jonë është në...

Putin i lumtur të rrezikojë luftën bërthamore për të shmangur humbjen?

(Skenderbeu.info)-Vladimir Putin i lumtur të rrezikojë luftën bërthamore për...

Në luftën për opinionin global, Kina po fiton

(Skenderbeu.info)-Në luftën për opinionin global, Kina po fiton Këto ditë,...

Asetet Kripto po arrijne kulmin

(Skenderbeu.info)-Asetet Kripto po arrijne kulmin.Analizimi i aseteve të kriptove...

Dimri në Ukrainë po afrohet shpejt

(Skenderbeu.info)-Dimri në Ukrainë po afrohet shpejt .Cfarë vjen më...

Putini shkon drejt humbjes

(Skenderbeu.info)-Putini shkon drejt humbjes në Ukrainë. Pyetja e vetme...

Çfarë konsiderohen krime lufte, në të vërtetë?

(Skenderbeu.info)-Çfarë konsiderohen krime lufte, në të vërtetë? Ndërsa pushtimi rus...
Raporto