Berisha: Rama mban peng zbatimin e vendimit të gjykatës për PD, urdhëroi shpalljen palë të Alibeajt

(Skenderbeu.info)-Berisha: Rama mban peng zbatimin e vendimit të gjykatës për PD, urdhëroi shpalljen palë të Alibeajt.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në ‘Task Force’ në SYRI TV me Sonila Meçon, është shprehur se forca politike që ai drejton është e përgatitur për në zgjedhjet e 14 majit.

Berisha akuzoi Edi Ramën se po mban peng zbatimin e vendimit të 25 marsit 2022 të gjykatës së Tiranës, për zbardhjen në regjistrim e shoqatave dhe partive politike, të ndryshimeve në Partinë Demokratike.

‘Unë mendoj se opozita në këto zgjedhje, vjen më e përgatitur se kurrë më parë, sepse vjen pas një procesi primaresh, një përzgjedhje në mënyrën më transparente të kandidatëve të saj për kandidatët e saj për bashkitë e vendit. Dhe kjo përbën forcën më të madhe të opozitës.

 

Natyrisht opozita ndodhet para një akti të paimagjinueshëm. Cili është ai? Në çdo shoqëri të lirë, njerëzit janë të lirë të krijojnë shoqata dhe parti politike. Në shoqëritë e lira, regjistrimi i shoqatave dhe partive politike bëhet në gjykatë, për tu garantuar një lloj pavarësie nga ekzekutivi. Në diktatura regjistrimi bëhet në ministritë e drejtësisë. Ne kemi pasur në diktaturë shoqatën e kardiologjisë e cila kishte statutin dhe ishte e regjistruar në ministrinë e Shëndetëisë. Në përputhje me këtë ligj universal, PD e mbledhur në 11 dhjetor 2021 ka bërë ndryshime statutore, ka bërë ndryshimet e saj dhe siç e kërkon ligji, këto ja ka dërguar gjykatës. Gjykata pas një shtyrje, ka vendosur me 25 mars rregullsinë dhe pajtushmërinë me legjislacionin shqiptar se gjithçka është në përputhje me ligjet. Kudo ky vendim shkon automatikisht në regjistrin e partive dhe shoqatave politike.

Çfarë ka ndodhur? Edi Rama mban peng këtë vendim në mënyrë të paimagjinueshme nga 25 marsi i 2022 e deri më sot. Nuk lejon kancelarin të regjistrojë në regjistër vendimin. Është njësoj sikur ky akt të kryhej në një ministri dhe shefi i ekzekutivit të urdhëronte mos zbatimin.

Ky vetëm me kancelarin që nuk e lejon të zbatojë atë rregull universal, ky mban peng vendimin e gjykatës për të regjistruar forcën kryesore politike opozitare të vendit.

Edi Rama më tej ka urdhëruar shpalljen palë të një tjetri që nuk ishte kurrë palë në proces dhe kjo është një akt tmerrësisht i rëndë, i paimagjinueshëm që nuk mund të ndodhë, sepse çdo ndërgjygjësi ka palët dhe për këtë vendim përveç nesh që ishim palë, njeri mbi tokë nuk mund të bëhet palë.

Po secili nga ju të tre që jeni këtu ka të drejtë, nëse disponon dokumente dhe të dhëna të shkojë e të hapë në gjykatë një proces tjetër, se kjo palë ka mashtruar, por  jo të bashkëngjitet pa qenë palë, se kjo rrëzon çdo vendim gjyqësor’, tha kreu i PD-së.

Tirana
clear sky
-6.5 ° C
-6.5 °
-6.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Wed
6 °
Thu
7 °
Fri
9 °
Sat
10 °
Sun
11 °

Lajmet e fundit

droge

Kapen 550 kilogramë kokainë/ Arrestohen 2 persona

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 550 kilogramë kokainë/ Arrestohen 2 persona Njësitë e Marinës Kolumbiane sekuestruan më shumë se...
droge ne kakao

Kapet 1.3 ton kokainë në Barcelonë e fshehur mes kakaos

0
(Skenderbeu.info)-Kapet 1.3 ton kokainë në Barcelonë e fshehur mes kakaos Guardia Civil dhe Agjencia e...
droge ne banane

Kapen 213 kilogramë kokainë në një ngarkese me banane

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 213 kilogramë kokainë në një ngarkese me banane Droga ishte fshehur në rimorkio të...
Një ton hashash

Një ton hashash u kap brenda Marokut

0
(Skenderbeu.info)-Një ton hashash u kap brenda Marokut Anëtarët e Drejtorisë së Përgjithshme Marokene të Sigurisë...
Droga

Kapen 115 kilogramë heroinë në një kamion me destinacion Holandën

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 115 kilogramë heroinë në një kamion me destinacion Holandën Një kontroll rrugor i kryer...
shkaterrimi i laboratorit

Shkaterrohen dy laboratorë kokaine në Bolivi

0
(Skenderbeu.info)-Shkaterrohen dy laboratorë kokaine në Bolivi Autoritetet boliviane shkatërruan dy laboratorë të prodhimit të drogës...

Lajme të tjera
NGJASHME

Berisha mbledh sot Kryesinë për protestën e opozitës

(Skenderbeu.info)-Berisha mbledh sot Kryesinë për protestën e opozitës“Tirana do...

Plas sherri mes policëve në Tiranë,i drejtojnë armët e shërbimit njëri-tjetrit

(Skenderbeu.info)-Plas sherri mes policëve në Tiranë,i drejtojnë armët e...

Vlorë/ Gjendet i vdekur në një kanal 51-vjeçari nga Kukësi

(Skenderbeu.info)-Vlorë/ Gjendet i vdekur në një kanal 51-vjeçari nga...

Studimi, ERE: Familjet në shtëpi private konsum tre herë më të lartë energjie se në apartament

(Skenderbeu.info)-Studimi, ERE: Familjet në shtëpi private konsum tre herë...

Media amerikane i mëshon me forcë: Rama punon për kartelin Sinaloa

(Skenderbeu.info)-Media amerikane i mëshon me forcë: Rama punon për...

Doza kanabisi gati për treg, dy të arrestuar në Bulqizë

(Skenderbeu.info)-Doza kanabisi gati për treg, dy të arrestuar në...

Dhuna në shkolla, mbi 650 mësues i nënshtrohen vlerësimit psiko-social në Tiranë

(Skenderbeu.info)-Dhuna në shkolla, mbi 650 mësues i nënshtrohen vlerësimit...

Rama me dalje publike pas disa ditësh mungese: Më kapi flama gripale

(Skenderbeu.info)-Rama me dalje publike pas disa ditësh mungese: Më...
Raporto