(Skenderbeu.info)-Escobar: Marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë sa më shpejt të jetë e mundur
I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se është i kënaqur me bisedimet në Beograd dhe Prishtinë dhe se i kanë pëlqyer toni dhe përmbajtja e diskutimit.
Escobar ka theksuar se nuk ka afat zyrtar për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por se dëshira është që procesi të përfundojë sa më shpejt.
“Ne do të donim një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse do ta kishim nesër, do ta pranonim nesër. Nëse duhen dy vjet, atëherë dy vjet. Por ne duhet të lëvizim shpejt, sepse çdo konfrontim që shohim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është gjithnjë e më i rrezikshëm. E fundit, mosmarrëveshja për barrikadat mund të ketë qenë e dhunshme dhe prandaj duhet të punojmë urgjentisht për të. Ajo që dua të shoh në fund të procesit është përkushtimi i Bashkimit Evropian për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor dhe vendet e Ballkanit Perëndimor drejt në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian në një periudhë të arsyeshme. Me të arsyeshme, nuk nënkuptoj njëzet vjet, dua të them shumë më herët”, tha Escobar.