Mediat serbe: Edhe kur të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi, Vuçiq nuk do ta nënshkruajë atë

(Skenderbeu.info)-Mediat serbe: Edhe kur të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi, Vuçiq nuk do ta nënshkruajë atë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili de fakto ka qenë negociatori kryesor i Serbisë në dialogun me Kosovën për vite me radhë, nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen kur të arrihet, por këtë do ta bëjë kryeministri i Serbisë.
Kështu shkruajnë mediat serbe, sipas të cilave mes rreshtave këtë e ka thënë vetë Vuçiq në një konferencë për media ku ka folur për propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
“Unë e di se çfarë do të vendos, por jo në emër të Serbisë. Ata do të vendosin në emër të Serbisë, natyrisht, pasi do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë – organet e tjera kompetente shtetërore dhe ndoshta edhe qytetarët”, citohet të ketë thënë Vuçiq.
Dhe në këtë drejtim, siç vënë në pah mediat serbe, do të ishte e zakonshme dhe normale që marrëveshja të nënshkruhet nga kryeministri, sepse kjo del nga dispozita e Kushtetutës sipas së cilës Qeveria është organi ekzekutiv që zbaton politikën e brendshme dhe të jashtme të Serbisë.
Ndërsa kur bëhet fjalë për marrëveshjet ndërkombëtare, procedura është që fillimisht të zhvillohen negociatat, pastaj të miratohet teksti i marrëveshjes për të cilën palët janë marrë vesh, pastaj secila palë e njofton marrëveshjen, që do të thotë se përmbajtja e tekstit nuk mund të ndryshohet më, shkruan mediumi serb.Mediat serbe: Edhe kur të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi, Vuçiq nuk do ta nënshkruajë atë. por këtë do ta bëjë kryeministri i Serbisë.
Në këtë drejtim, profesoresha e drejtësisë Vesna Rakiq Vodineliq ka thënë për “Demostat” se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të ketë të gjitha karakteristikat e një marrëveshjeje ndërkombëtare.
Ajo thekson se sipas Kushtetutës së Serbisë, politikën e brendshme dhe të jashtme e udhëheq Qeveria e Serbisë, e cila është përgjegjëse për formulimin dhe zhvillimin e saj.
Presidenti ka autoritetin të përfaqësojë Republikën e Serbisë brenda dhe jashtë vendit, por, siç thekson Rakiq Vodineliq, prezantimi dhe përfaqësimi i shtetit nuk janë të njëjta.
Andaj, nëse do të respektohej Kushtetuta, thekson ajo, marrëveshja duhet të nënshkruhet nga kryeministri i Serbisë (në rastin e tanishëm nga kryeministrja Ana Brnabiq).
Rakiq Vodineliq, megjithatë, thekson se nuk përjashtohet që këtë ta bënte vetë presidenti i Republikës ose ndonjë ministër, i cili do të duhej të kishte autorizimin e Qeverisë së Serbisë për nënshkrimin e marrëveshjes.
Rakiq Vodineliq gjithashtu beson se parlamenti duhet të deklarohet për marrëveshjen e mundshme para se të nënshkruhet, sepse është autoriteti më i “vjetër” dhe qeveria duhet të veprojë sipas udhëzimeve të tij.
Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
37 %
2.6kmh
0 %
Mon
0 °
Tue
6 °
Wed
7 °
Thu
8 °
Fri
10 °

Lajmet e fundit

droge

Kapen 550 kilogramë kokainë/ Arrestohen 2 persona

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 550 kilogramë kokainë/ Arrestohen 2 persona Njësitë e Marinës Kolumbiane sekuestruan më shumë se...
droge ne kakao

Kapet 1.3 ton kokainë në Barcelonë e fshehur mes kakaos

0
(Skenderbeu.info)-Kapet 1.3 ton kokainë në Barcelonë e fshehur mes kakaos Guardia Civil dhe Agjencia e...
droge ne banane

Kapen 213 kilogramë kokainë në një ngarkese me banane

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 213 kilogramë kokainë në një ngarkese me banane Droga ishte fshehur në rimorkio të...
Një ton hashash

Një ton hashash u kap brenda Marokut

0
(Skenderbeu.info)-Një ton hashash u kap brenda Marokut Anëtarët e Drejtorisë së Përgjithshme Marokene të Sigurisë...
Droga

Kapen 115 kilogramë heroinë në një kamion me destinacion Holandën

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 115 kilogramë heroinë në një kamion me destinacion Holandën Një kontroll rrugor i kryer...
shkaterrimi i laboratorit

Shkaterrohen dy laboratorë kokaine në Bolivi

0
(Skenderbeu.info)-Shkaterrohen dy laboratorë kokaine në Bolivi Autoritetet boliviane shkatërruan dy laboratorë të prodhimit të drogës...

Lajme të tjera
NGJASHME

Bullgaria e rikthen ambasadorin e saj në Maqedoninë e Veriut

(Skenderbeu.info)-Bullgaria e rikthen ambasadorin e saj në Maqedoninë e...

Alarmohen Forcat Ajrore greke, rrëzohet avioni ushtarak F-4

(Skenderbeu.info)-Alarmohen Forcat Ajrore greke, rrëzohet avioni ushtarak F-4 Një avion...

Erdogan: Mund të pranojmë që Finlanda t’i bashkohet NATO-s

(Skenderbeu.info)-Erdogan: Mund të pranojmë që Finlanda t’i bashkohet NATO-s Presidenti...

Osmani dhe Kurti: Kosova u ndërtua mbi gjakun e dëshmorëve të UÇK-së

(Skenderbeu.info)-Osmani dhe Kurti: Kosova u ndërtua mbi gjakun e...

Kryeministri kroat reagon pas deklaratës së presidentit Millanoviç: Kosova është shtet i pavarur e sovran

(Skenderbeu.info)-Kryeministri kroat reagon pas deklaratës së presidentit Millanoviç: Kosova...

Walker: Asociacioni nuk është mirë të krijohet

(Skenderbeu.info)-Walker: Asociacioni nuk është mirë të krijohet Ish-shefi i Misionit...

Kosovë/Sekuestrohen mbi 100 kg marijuanë të fshehur në kamion

(Skenderbeu.info)-Kosovë/Sekuestrohen mbi 100 kg marijuanë të fshehur në kamion Policia...

SHBA-BE kërcënojnë Kurtin: O paqe e përhershme, o kthim pas për Kosovën

(Skenderbeu.info)-SHBA-BE kërcënojnë Kurtin: O paqe e përhershme, o kthim...
Raporto