(skenderbeu.info) “Maroku parajsa e hashashit” Duke mbajtur në dorë dhe duke na treguar bimen e “hashish” ose “zatla”, një fshatar me emrin Abdoul Zouyten, shprehet se ajo është mjeti me të cilin ushqen familjen e tij të madhe.
Behet fjalë per atë që në Europe dhe perendim njihet si kanabis sativa, e cila është një nga prodhimet kryesore të Marokut në dy dekadat e fundit.
Abdoul, shprehet se ai nuk është i vetmi i cili merret me kultivimin e asaj qe në gjuhen e perditshme të mariokieneve njihet si “zatla”.

Maroku, është një shtet me një siperfaqe prej 446.550 kilometra katror, me një popullsi prej 37 milion banoresh sipas statistikave zyrtare të vitit 2020.”Maroku parajsa e hashashit”
Monedha vendase, “dirham”, cilesohet si një nga monedhat më të forta të Afrikes, per shkak se Maroku është vendi me zhvillimin më të lartë ekonomik në rajonin e Afrikes Veriore, ku vijnë punëtorë dhe nga vendet fqinje.

GDP-ja e Marokut kap vleren e 3.441 dollar per frymë dhe konsiderohet e 60-ta në rang boteror.
Ketama, është fshati i cili është i gjithi në funksion të kultivimit të kanabis sativas, pjesë e rajonit të Rif, e cila është një zonë malore dhe e pyllezuar në veri të Marokut, që kufizon me Algjerinë dhe përballë ka detim Mesdhe, zona e ka marrë dhe mban emrin e vargmalit Rif. Nga ana administrative Rif perfshin 9-të provinca të Marokut, ku në pjesen më të madhe të tyre, kultivohet canabis sativa.
Gjeografikisht kjo zonë perfshin edhe dy qytetet e pa varura nga Mbreteria e Marokut, që janë territor Europina në kontinentin e Afrikes, e konkretisht Spanjoll, që janë Melilla dhe Ceuta.
Tradicionalisht keto janë zona të izoluara dhe të pa zhvilluara ku banoret e tyre janë pasardhes të fiseve berbere, paraardhesit e marokieneve të sotëm, fise beduine, ku vijojnë të ruajnë me fanatizem gjuhen e tyre bashkë me atë të arabiishtes që flitet sot në Marok.
Ky territor që perfshin provincen Rif, per shkak të pozicionit gjeografik dhe izolimit është parë si shumë I pershtatshem nga kultivuesit e canabis sativa per të mbjellë këtë bimë, ku lartesia e kesaj zone shkon në mbi 2000 mijë metra mbi nivelin e detit dhe është një nga zonat më të larta në Marok.
Perfituesit kryesorë na thotë Abdoul-i nuk jemi ne, kultivuesit, madje as trafikanet që vijnë nga vendet e BE-së por mbi të gjitha janë sponsorizuesit e ketyre plantacioneve që janë të lidhur me pushtetin në Rabat. “Maroku parajsa e hashashit”

Një nga favorizuesit më të medhenj të kultivimit është korrupsioni galopant që ka përfshirë Marokun vitet e fundit, megjithese Qeveria Marokiene prej kohesh e ka shpallur si prioritet luften ndaj kultivimit të canabis satives.
Nga ana tjeter sipas publikimit të bërë nga ana e Departamentit të Shteti në Mars të vitit 2017, jepet alarmi se eksporti I canabis sativa nga Maroku drejt vendeve të BE-së ka arritur 23% te prodhimit të brendeshem bruto (GDP) e Marokut, me një vlerë prej 100 miliardë dollaresh në vit.
Departamenti I Shtetit deklaron se Maroku është prodhuesi dhe eksportuesi më I madh në botë, sipas një monitorimi të bërë nga viti 2015 – 2016, ku rezulton se janë prodhuar 700 mijë ton hashash.
Abdoul shprehet se 1 (një) kilogram i bërë gati per tregtim dhe eksport për në BE, kryesisht nëpërmjet Spanjes, varion nga 200 deri 300 euro kilogrami në bazë të cilësisë së mallit. Ai vijon të shprehet se “zatla” që prodhohet nga ata si fermerë në rajonin e tyre por dhe pergjithesisht ajo e Marokut është e një cilesie shume të mirë dhe preferohet në tregjet europiane.

Canabis sativa e mbjellë në rajonin e Riif, mbillet vetem një herë në vit, fillon në muajin Mars dhe korrja fillon në mesin e muajit Tetor kur fillojnë shirat e para në kete zonë, pasi duhet të ketë rënë vesa e parë vijon të na shpjegojë Abdoul që te korret. Roli jonë si kultivues nuk mbaron vetem më mbledhjen por merremi edhe me tharjen dhe pasi kjo bimë është tharë ne heqim bocet dhe gjethet nga kercelli ku pasi e kalojmë ne disa sita me madhesira të ndryshme ne baze të cilesise që na kerkohet neve bëjmë seleksionimin dhe në fund paketimin, ku me procesin e paketimit I cili behet në shtëpitë tona, në bazë të kerkesave te ndermjetseve, pasi ka paketime në forma dhe peshë të ndryshme,ku ajo me tipike e ktij produkti eshte pako pres 100grame secila, ne dorëzojmë mallin puna jonë mbaron ketu. “Maroku parajsa e hashashit”

Abdoul Zoyten, shprehet se per punen e bërë nga muaji Mars deri në Tetor e cila perfshin nje periudhë prej afro 8-të mujash unë dhe cdo fshatar tjeter I kesaj zone marrim një pagesë prej mesatarisht 250 euro per kilogramë. Une vijon, Abdouli, ne fund te cdo sezoni marr një shumë prej 35 mijë Euro cka me mundeson të bej një jetesë të mirë ketu në Marok, ku perfshihet dergimi I femijeve të mi në shkolla private, jetese komode me kushte të mira.

Por ai shprehet se jo e gjithe sasia prej 35 mijë eurosh shkon vetem per familjen e tij, pasi në këtë shume ai duhet të paguajë dhe funksionarë të ndryshem shteterore, si Gendermeria-n, e cila është Policia e Mbretërisë, e cila është prezentë në cdo zonë, fshat dhe rajon dhe ka si rol kryesor luften ndaj kultivimit të canabis sativa së bashku me “policinë nacionale”.
Abdoul shprehet se ai dhe të gjithë fshataret e tjerë që kanë rolin e kultivuesit duhet të paguajnë gjatë kohes që bima është në plantacion, më pas pagesat per të dalë nga fshtatrat deri në qytetet port behen nga ndermjetesuesit dhe roli jonë shprehet Abdoul mbaron ketu.
Yassine Esseby, shprehet se sasinw canabis sativa tw marrw nga fshatarwt si Abdoul apo tw tjerë duket ta çojë në qytetet port, ku ndodhen gomonet apo kamionat pasi sasia duhet të kalojë fillimisht per në Spanjë dhe më pas per në vendet e tjera të BE-së.

Yassine na thotë se per këtë duhet të paguajë minimalisht 3 postoblloqe Gnedermerie dhe “policie nacional”, ku më të shpeshtat janë nga gendermeria, postoblloqet të cilat perbehen nga afersisht 4 deri 5 persona me dy makina. 10 Euro per cdo kologram marrin punonesit e gendarmerie të postobllokut në qytetin apo vendin ku të ndalojnë dhe pasi ben pagesen nuk ke më probleme, nuk të ndalon askush, në atë qytet apo zonë.

Duhet të fillosh të paguash në qytetin apo zonen tjeter vijuese. Por problemi im më I madh shprehet Yassine është frika nga konkurentet e mi, pasi në rast se nuk paguaj Gendermeria më sekuestron mallin dhe shkoj në burg, ku denimet janë të renda, ndersa rivalet e mi mund të paguajnë më shumë se unë tek zyrtarë të lartë të “policia nacional” me qellim që unë të ndalohem dhe ngarkesa ime të sekuestrohet, keshtu per mua jo vetem burgu dhe humbja e një sasie shumë të madhesh lekesh por mbi të gjitha humb besimi I personave që më kanë kontaktuar dhe janë lidhur me mua, lindja e konflikteve per mos kryerjen e punes dhe zotimit të marrë nga ana ime cka do të sillte që unë të mos punoja më kurrë në këtë pozicion si ndemjetes, cka do të sillte uljen e ndjeshme të nivelit të jeteses per mua dhe familjen time.

Vitet e fundit kultivimi dhe trafikimi i canabis sativa nga Maroku drejt Europes, nëpërmjet e Spanjes, është kthyer në një fenomen shumë shqetesues, një deklaratë e Guardia Civil dhe Europol në Gusht të viti 2022, ben fjalë per një fenomen të ri dhe alarmant sipas ketyre autoriteteve, pasi është evidentuar rasti i parë ku në oqeanin “Atlantik”, pranë ishujve “Kanarie”, është evidentuar kryerja e një shkembimi të realizuar midis trafikanteve brazilian që kanë sjellë kokaine dhe kanë marrë ashashin gati per hedhje në treg nga trafikanet marokene. Ku shkembimi konsikstonte në 15 kilogramë ashash e barazvlefshme me 1 kilogram kokainë.

Në 2003 Organizata e OKB-ve kanë vertetuar që Maroku është prodhuesi dhe eksportuesi më I madh I canabis sativa në botë, ku janë 134 mijë Hektar, siperfaqe më e madhe kjo se ajo e kultivuar në Afganistan më opium per prodhimin e heroines afgane. Me një vecanti ku prodhimi I canabis sativa në Marok është se në këtë zonë ndryshe nga sa ndoodh në Kolumbi që është prodhuesi kryesor I kokaines në botë dhe Afganistani apo Miamar që janë prodhuesit dhe eksportuesit kryesor të heroines në botë, në këtë vend (Marok) nuk ka ndodhur kurrë konflikt i armatosur sic ndodhin në keto vende, kjo per shkak të të qenit per shumë kohë koloni, politike dhe ekonomikë të cilat kanë toleruar kultivimin canabisit.

Sipas një deklaratë të Pascual Moreno, bërë në vitin 2013, që është kryeagronomi I Ministrisë së Bujqësisë në Spanjë, prodhimi I canabis sativa me shumë mundesi tani ka arritur që të jetë burimi më I madh I valutes së huaj që hyn në Marok dhe kontributori më I madh I prodhimit të brendeshem bruto (GDP).