Marianne Williamson, kandidatja e parë demokrate që sfidon Biden për zgjedhjet 2024

(Skenderbeu.info)-Marianne Williamson, kandidatja e parë demokrate që sfidon Biden për zgjedhjet 2024

Shkrimtarja Marianne Williamson, njoftoi zyrtarisht kandidimin për Presidente, duke u bërë demokratja e parë që sfidon zyrtarisht Joe Biden për zgjedhjet e vitit 2024.
“Nga sot, unë jam kandidate për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara”, tha ajo në hapjen e fushatës në kryeqytetin e vendit.
70- vjeçarja, këshilltarja e dikurshme e Oprah Winfrey-t, duket se do të bëjë opozitë simbolike, një tregues kjo se sa të bashkuar janë demokratët rreth Joe Biden-it.
Fushata e zonjës Williamson përfshin slogane si: “Një fillim i ri” dhe “Trazojeni sistemin”.
Ajo planifikon të bëjë fushatë në shtetet me votime të hershme në kalendarin zgjedhor për vitin 2024, përfshirë Nju Hempshwrin, që kërcënon të sfidojë një plan të mbështetur nga Presidenti Biden dhe Komiteti Kombëtar Demokratik që gara për nominimet të fillojë në Karolinën e Jugut.
Joe Biden, 80 vjeç, është presidenti më i vjetër në historinë e Shteteve të Bashkuara dhe do të ishte 86 vjeç në fund të një mandati të dytë.
Shumica e njerëzve në Shtetet e Bashkuara, madje edhe shumica e demokratëve, thonë se nuk duan që ai të kandidojë përsëri, sipas një sondazhi nga Qendra për Kërkime për Çështjet Publike të Associated Press-NORC.
Presidenti pritet të njoftojë në javët e ardhshme se do të kandidojë sërish.
Zonja e Parë Jill Biden tha për agjencisë Associated Press se presidentit nuk i mbetej për të bërë asgjë më “shumë” veçse të zgjidhte një kohë dhe vend për të shpallur ambicien e tij për t’u rizgjedhur.
E lindur në Teksas, por me banim në Beverly Hills, Kaliforni, zonja Williamson është autore e më shumë se 10 librave. Në vitet 1980, ajo hapi “Qendrën për të Jetuar” në Los Anxhelos dhe më vonë në Nju Jork, në mbështetje të personave me HIV dhe AIDS. Ajo drejtoi një fushatë të pasuksesshme si kandidate e pavarur për të qenë përfaqësuese e Kalifornisë në Kongres në vitin 2014 dhe mbështeti Senatorin e Vermontit Bernie Sanders në vitin 2016 përballë kandidates së ardhshme demokrate për presidente Hillary Clinton.
Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
1kmh
0 %
Sat
16 °
Sun
17 °
Mon
15 °
Tue
13 °
Wed
8 °

Lajmet e fundit

fier

Aksident në Fier, makina përplas 12-vjeçarin, transportohet në spital

0
(Skenderbeu.info)-Aksident në Fier, makina përplas 12-vjeçarin, transportohet në spital Një aksident është raportuar në Fier....
Olta,Luizi

Olta: Luizi i përdor vajzat, të varfrat i besojnë

0
(Skenderbeu.info)-Olta: Luizi i përdor vajzat, të varfrat i besojnë Olta mendon se Luizi i përdor...
Dua Lipa sjell trendin e ri të veshjeve të plazhit. Edhe këtë verë, duket se trendet do t’i vendosë sërish pamja e saj në këto foto të publikuara në Instagram.

Dua Lipa sjell trendin e ri të veshjeve të plazhit

0
(Skenderbeu.info)-Dua Lipa sjell trendin e ri të veshjeve të plazhit Ndikimi që Dua Lipa ka...
Tërmeti me magnitudë 4.8 trondit Greqinë, ja ku ishte epiqendra.është regjistruar pasditen e sotme në Greqi.Tërmeti ka goditur zonën detare pranë Kythnos.

Tërmeti me magnitudë 4.8 trondit Greqinë, ja ku ishte epiqendra

0
(Skenderbeu.info)-Tërmeti me magnitudë 4.8 trondit Greqinë, ja ku ishte epiqendra Një tërmet me magnitudë 4.8...
U hodh nga spitali, ndërron jetën 66 vjeçari nga Gramshi.Hekuran Llapushi i cili u hodh një ditë më parë nga kati i katërt i spitalit të këtij qyteti.

U hodh nga spitali, ndërron jetën 66 vjeçari nga Gramshi

0
(Skenderbeu.info)-U hodh nga spitali, ndërron jetën 66 vjeçari nga Gramshi Ka ndërruar jetë në spitalin...
Kapet adoleshenti nga Shqipëria duke u kujdesur për 500 bimë kanabisi. është arrestuar nga autoritetet britanike në Angli

Kapet adoleshenti nga Shqipëria duke u kujdesur për 500 bimë kanabisi

0
(Skenderbeu.info)-Kapet adoleshenti nga Shqipëria duke u kujdesur për 500 bimë kanabisi Një i ri nga...

Lajme të tjera
NGJASHME

Trumpit nuk do t’i vendosen prangat kur të dorëzohet

(Skenderbeu.info)-Trumpit nuk do t’i vendosen prangat kur të dorëzohet Donald...

38 persona të vdekur në një qendër të migrantëve afër kufirit me SHBA-në

(Skenderbeu.info)-38 persona të vdekur në një qendër të migrantëve...

Kievi paralajmëron rusët: Mos birësoni fëmijët ukrainas!

(Skenderbeu.info)-Kievi paralajmëron rusët: Mos birësoni fëmijët ukrainas! Zëvendëskryeministrja ukrainase ka...

Vladimir Putin vizitë të papritur në Ukrainë

(Skenderbeu.info)-Vladimir Putin vizitë të papritur në Ukrainë Presidenti i Rusisë...

Plazhet më të mira në botë për vitin 2023

(Skenderbeu.info)-Plazhet më të mira në botë për vitin 2023 Sipas...

Ndarja e Afrikës në dy pjesë po krijon një oqean të ri?

(Skenderbeu.info)-Ndarja e Afrikës në dy pjesë po krijon një...

Kancelari Scholz, parashikim optimist/ Nuk shoh rrezik për krizë të re financiare në Europë

(Skenderbeu.info)-Kancelari Scholz, parashikim optimist/ Nuk shoh rrezik për krizë...

Gjykata e Hagës lëshon urdhër-arrest kundër Putinit

(Skenderbeu.info)-Gjykata e Hagës lëshon urdhër-arrest kundër Putinit Gjykata Ndërkombëtare Penale në...
Raporto