(skenderbeu.info) “Mafia shqiptare marijuan 4 metra e lartë ne spanje” -Agjentët e Gardës Civile, në kuadër të operacionit Maneral, arrestuan tre persona, dy prej të cilëve si anëtarë të mafias shqiptare, për krim kundër shëndetit publik në qytetin Museros të Valencias, ku ruanin më shumë se 400 kilogramë marijuanë. në tre plantacione të ndryshme.“Mafia shqiptare marijuan 4 metra e lartë ne spanje”
Pas hetimeve të agjentëve u krye kontrolli në vilë, ku u gjetën tre plantacione, dy në serra, me gjithsej 180 bimë marijuanë katër metra të larta. Gjithashtu, u sekuestruan disa kilogramë boce kanabisi të përgatitura për shitje, si dhe një dhomë tjetër që përdorej si tharëse për lëndën narkotike.
Agjentët sekuestruan edhe dy armë zjarri të gjata. Më në fund, Garda Civile e Valencias arrestoi 2 meshkuj të moshës 19 dhe 45 vjeç me kombësi shqiptare dhe një grua 59-vjeçare me kombësi spanjolle.