(Skenderbeu.info)-Luizi paralajmëron Efin/ “Do ta bëj t’i bjerë derës”
Luiz Ejlli gjatë një diskutimi me Kiara Titon duket se ka paralajmëruar një tjetër hap që do të ndërmarrë kundrejt Efit.
Efi ka dënuar në burgun e “Big Brother” 4 banorë: Dean, Qetsorin, Kristin dhe Bledin.
Por Luizi duket sikur do me patjetër që të largojë Efin pasi në një bisedë me Kiarën tha se do ta bëjë atë t’i bjerë derës së banorëve të burgosur.
Ndonëse ky është dhe një justifikim i sjelljes së tij kundrejt Efit, e cila ka tentuar disa herë që të afrohet me të, por ai e ka distancuar.
Luizi është shprehur se ai është në lojë dhe se asgjë tjetër nuk i intereson.