(Skenderbeu.info)-Luizi nuk humbet kohë/ Përgatit këngën e re, zbulohet bashkëpunimi
Këngëtari Luiz Ejlli, menjëherë pas daljes nga “Big Brother VIP” është angazhuar me koncerte.
Shkodrani nuk ka humbur kohë aspak dhe ashtu siç kishte premtuar është angazhuar me muzikën.
Në një postim në “Instagram”, Ejlli ka zbuluar se ka gati një këngë të re dhe është një bashkëpunim.Bashkëpunimin e parë në muzikë pas daljes nga “Big Brother” do ta ketë me Donald Veshajn dhe kënga titullohet “Dy shotsa”.