(Skenderbeu.info)-Liqeni i Prespës po zvogëlohet, Kovaçevski: Do të marrim masa për ta shpëtuar
Liqeni i Prespës dalëngadalë po zvogëlohet! Tërheqja e liqenit ka filluar që para 20 vitesh, por kohëve të fundit ky fenomen bëhet shumë i dukshëm. Banorët e zonës thonë se liqeni i Prespës në vitin 2019 ka qenë deri këtu.
Ndërsa këtë periudhë vërehet edhe një tërheqje tjerët siç mund të shihet në pamje, ku uji është tërhequr dhe kanë mbetur vetëm pellgje të vogla.
Banorët si shkas për këtë tërheqje të vazhdueshme i shohin ndryshimet klimatike por edhe derdhjen e liqenit të Prespës në liqenin e Ohrit dhe në anën tjetër në Shqipëri.
“Ky është problemi më i madh mospasja e ujit të mjaftueshëm, akumulim i cili do ta mbushte dhe rasti i dytë është se rrjedh në Liqenin e Ohrit, rrjedh nga një pjesë ku për dallim nga guri gëlqeror, sepse Galiçica është gur gëlqeror mund të zgjerohet mund të ngushtohet atë askush nuk e di, me rëndësi është se ai rrjedh dhe nuk mund të kontrollohet për momentin”, tha Andera Sekulloski, bujk.
“Është një projekt i madh duhet që të ndërtohen mure të madha prej betoni që Liqeni të tërhiqet nga ajo pjesë dhe të kthehet niveli I tij, megjithatë faktori i dytë është jo vetëm nga të gërmuarat por viteve të fundit siç jam i njoftuar ndodh edhe prej ujitjes pikë pas pike për mollët dhe nga atje tërhiqet “, tha banori Llaze Llarabaovski.