(Skenderbeu.info) Elsa Lila merr çmimin e parë ne Festivalin të Këngës. Cmimi i i parë i Festivalit të 61 të Këngës në RTSH mbrëmjen e djeshme shkoi për Elsa Lila.
Ajo u rikthye në këtë festival pas 25 vitesh me këngën “Evita” me të cilën rrëmbeu edhe çmimin e parë.
Elsa i falënderoi të gjithë për përkrahjen, ku zbuloi se frymëzimi i saj ishte vajza.
“Ndiej shumë në këtë moment! Dhe e kam shumë të vështirë ta përmbledh, gjithnjë lëmsh dhe një histori që më rikthen pas në vite. Gjithë kjo falë jush, inspirimit tuaj, dashamirësisë së jurisë dhe një orkestre të mrekullueshme, falë një stafi të palodhur dhe vajzës sime që më dha kaq inspirim! Ju falënderoj nga zemra për emocionet që më keni dhënë gjatë Festivalit. Jam shumë e lumtur që ju e pëlqyet këngën, e perceptuar dhe jam e lumtur që edhe pse nuk kanë kaluar as dy ditë, ju e këndoni“, deklaroi artistja në skenën e madhe.