(Skenderbeu.info) Rekord, libri i Princit Harry mbi 3.2 milionë kopje në mbarë botën.
Bestselleri, “Spare”, kujtimet e Princit Harry, Duka i Sussex, shiti mbi 3.2 milionë kopje në mbarë botën në javën e parë të publikimit në formate letre, dixhitale dhe audio.
Një fenomen botëror botues, kujtimet, siç njoftoi Penguin Random House, ka arritur një rekord shitjesh globale.
Në Shtetet e Bashkuara, Random House kishte shitje prej 1.6 milionë kopjesh në formatet e saj.
Edhe në MB, Transworld raporton shitje prej 800,000 kopjesh, ndërsa Penguin Random Canada raportoi 215,000.
Gjithashtu, në Australi, Spare theu të gjitha rekordet e shitjeve në javën e parë të publikimit, duke shitur 64,000 kopje.
Ndersa në Itali “Spare – Il Minore”, botuar nga Mondadori, deri më sot ka një tirazh total prej 500,000 kopjesh dhe në javën e parë të daljes shiti gati 100,000 kopje, përfshirë kopertinat dhe ebooks.
I lëshuar në të gjithë botën njëkohësisht nga Penguin Random House më 10 janar, Spare u bë menjëherë një bestseller #1 në listat e bestsellerëve në shumë vende, duke përfshirë: SHBA, MB, Kanada, Australi, Gjermani, Francë, Itali, Holandë, Brazil, Danimarkë, Kili, Kolumbia dhe Peruja.
Libri u botua njëkohësisht në 16 gjuhë, me botime të planifikuara në 10 të tjera.
Më 10 janar, në ditën e publikimit, Spare u bë libri jofiction më i shitur në datën e publikimit në historinë e Penguin Random House.