(Skenderbeu.info) – Spanjë: Sekuestrohet një laborator marjuane në Murcia, dalin emrat e trafikantëve . Në provincën e Murcia (Spanjë) dy burra të moshës 38 dhe 58 vjecarë janë arrëstuar për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Të dy personat janë kapur nga Garad Civil në një serë në të cilën u seksuestruan 660 bimë marjuanë. Sera ndodhet në San javier në provincën e Muricia, Spanjë.
Hetimet filluan majin e kaluar, kur Garda Civile kishte të dhëna për ekzistencën e mundshme të një sere klandestine të fshehur në një vilë në San Javier nga e cila dilte një erë e fortë marijuane. Vëzhgimet e shumta të pronës kanë mundësuar marrjen e provave të besueshme të veprimtarisë së kryer në bodrumin e kësaj shtëpie.
Sipas indikacioneve, policia ka kryer kontrollin e shtëpisë, ku janë sekuestruar 660 bimë kanabis sativa me lartësi prej një metër e gjysëm në lulëzim të plotë , si dhe 16 kilogramë marijuanë e grimcuar, një kilogram sytha kanabisi, kondicionerë, transformatorë elektrikë, peshore precize, filtra dhenxjerrës ajri.
Trafikantët e drogës kishin përzgjedhur një shtëpi me bodrum të madh që e kishin marrë me qira me dokumentacion fals. Garazhi u u përshtat për tu kther në srë me llamba halogjene, kondicionerë dhe transformatorë elektrikë. Me anë të kapjes së dy individëve që punon dhe kulivonin lënë narkotike policia bëri të mundur mbulimin e të gjitha fazave të zinxhirit të prodhimit dhe shpërndarjes, që nga kultivimi dhe tharja e bimëve e deri te dozimi i tyre për shitjen me pakicë.