Kurti flet për takimin e 18 marsit: ​Plani i zbatimit duhet të përmbajë detaje konkrete

(Skenderbeu.info)-Kurti flet për takimin e 18 marsit: ​Plani i zbatimit duhet të përmbajë detaje konkrete

Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë takimit në Strasburg me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Europian, eurodeputetin David McAllister ka folur për takimin e 18 marsit që do të mbahet në Ohër dhe planin e zbatimit të Propozimit europian.

Sipas njoftimit, Kurti në takimin me eurodeputetin foli për përparimin demokratik të vendit, sundimin e ligjit, luftimin e korrupsioni, lirinë e medias, të drejtat politike dhe liritë civile, ekonominë, etj.

Kryeministri Kurti dhe eurodeputeti McAllister diskutuan edhe për procesin e dialogut të lehtësuar nga BE, për Propozimin Europian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të dakorduar në Bruksel me 27 shkurt, dhe për takimin që pritet të mbahet këtë fundjavë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

“Sa i përket planit të zbatimit të Marrëveshjes bazë sipas propozimin Europian, kryeministri tha se ai duhet të përmbajë detaje konkrete dhe të jetë gjithëpërfshirës, të ofrojë efektivitet në zbatim dhe të jetë i sekuencuar në mënyrë të balancuar”, thuhet në njoftim.

“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përveçse orientim e synim i hershëm, erdhi edhe si rezultat i progresit në vend, që u njoh edhe nga Raporti i BE-së për vendin.

Në takim, u diskutua pikërisht edhe për aplikimin e Kosovës dhe për rrugën përpara, dhe për finalizimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës”, thuhet më tej në njoftimin për media.

Në këtë takim, kryeministri Kurti shoqërohej nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jeta Statovci, anëtare e Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë.

Tirana
scattered clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
40 %
Sat
16 °
Sun
17 °
Mon
14 °
Tue
11 °
Wed
6 °

Lajmet e fundit

fier

Aksident në Fier, makina përplas 12-vjeçarin, transportohet në spital

0
(Skenderbeu.info)-Aksident në Fier, makina përplas 12-vjeçarin, transportohet në spital Një aksident është raportuar në Fier....
Olta,Luizi

Olta: Luizi i përdor vajzat, të varfrat i besojnë

0
(Skenderbeu.info)-Olta: Luizi i përdor vajzat, të varfrat i besojnë Olta mendon se Luizi i përdor...
Dua Lipa sjell trendin e ri të veshjeve të plazhit. Edhe këtë verë, duket se trendet do t’i vendosë sërish pamja e saj në këto foto të publikuara në Instagram.

Dua Lipa sjell trendin e ri të veshjeve të plazhit

0
(Skenderbeu.info)-Dua Lipa sjell trendin e ri të veshjeve të plazhit Ndikimi që Dua Lipa ka...
Tërmeti me magnitudë 4.8 trondit Greqinë, ja ku ishte epiqendra.është regjistruar pasditen e sotme në Greqi.Tërmeti ka goditur zonën detare pranë Kythnos.

Tërmeti me magnitudë 4.8 trondit Greqinë, ja ku ishte epiqendra

0
(Skenderbeu.info)-Tërmeti me magnitudë 4.8 trondit Greqinë, ja ku ishte epiqendra Një tërmet me magnitudë 4.8...
U hodh nga spitali, ndërron jetën 66 vjeçari nga Gramshi.Hekuran Llapushi i cili u hodh një ditë më parë nga kati i katërt i spitalit të këtij qyteti.

U hodh nga spitali, ndërron jetën 66 vjeçari nga Gramshi

0
(Skenderbeu.info)-U hodh nga spitali, ndërron jetën 66 vjeçari nga Gramshi Ka ndërruar jetë në spitalin...
Kapet adoleshenti nga Shqipëria duke u kujdesur për 500 bimë kanabisi. është arrestuar nga autoritetet britanike në Angli

Kapet adoleshenti nga Shqipëria duke u kujdesur për 500 bimë kanabisi

0
(Skenderbeu.info)-Kapet adoleshenti nga Shqipëria duke u kujdesur për 500 bimë kanabisi Një i ri nga...

Lajme të tjera
NGJASHME

Tërmeti me magnitudë 4.8 trondit Greqinë, ja ku ishte epiqendra

(Skenderbeu.info)-Tërmeti me magnitudë 4.8 trondit Greqinë, ja ku ishte...

Mbahet mesha e parë në gjuhën shqipe, në Greqi

(Skenderbeu.info)-Mbahet mesha e parë në gjuhën shqipe, në Greqi Dramaturgu...

Kurti: Kemi nevojë për zbatim të saktë dhe të shpejtë të marrëveshjes

(Skenderbeu.info)-Kurti: Kemi nevojë për zbatim të saktë dhe të...

E rëndë në Greqi/ I mituri plagos nënën dhe vrapon gjysmë lakuriq në rrugë: Vrava demonët

(Skenderbeu.info)-E rëndë në Greqi/ I mituri plagos nënën dhe...

Kapen rreth 100 kilogramë marijuanë në Ulqin, arrestohet një shqiptar

(Skenderbeu.info)-Kapen rreth 100 kilogramë marijuanë në Ulqin, arrestohet një...

Mali i Zi voton për president

(Skenderbeu.info)-Mali i Zi voton për president Sot po mbahen zgjedhjet...

Dështon arratisja nga burgu grek, kapet pas katër orëve 48-vjeçari shqiptar

(Skenderbeu.info)-Dështon arratisja nga burgu grek, kapet pas katër orëve...

Escobar për takimin e Ohrit: Ndoshta nuk do të kemi marrëveshje finale

(Skenderbeu.info)-Escobar për takimin e Ohrit: Ndoshta nuk do të...
Raporto