(Skenderbeu.info)-KURBANI I RADHES

Janë gjithmonë intriguese mendjet e mbrapshta, si përshembull vrasësit serialë apo subjektet e tjera të fushës së kriminalistikës. Studiuesit e kësaj fushe nuk kanë arritur ende të shpjegojnë fenomene të cilat shkojnë kundër logjikës njerëzore.

Përshembull, përse disa njerëz me mendje të mbrapshtë kanë tendencën të “dekonspirojnë” vetveten dhe të aludojnë që përpara se të kryejnë një akt kriminal apo të rrezikshëm, vetëm e vetëm që të ndihen “superiorë” ndaj të gjithë të tjerëve, të cilët, sipas mendjes së tij, nuk e kuptuan që në fillim qëllimin e tij të mbrapshtë.

Një çështje tjetër ende e pashpjegueshme plotësisht është edhe fakti se si pothuajse të gjithë kriminelët apo vrasësit serialë, me kalimin e kohës kanë tendencën të bëhen repetitivë, pra të kryejnë aktin e tyre në të njëjtën mënyrë, përsëri e përsëri, pasi fillojnë ndjejnë kënaqësi nga rituali që kanë krijuar për mënyrën e kryerjes së krimit. Koha nuk fal askënd dhe, duke u bërë i parashikueshëm, në fund këta persona kapen pikërisht për fajin e tyre.

Këto dy elementë psikologjikë mund ti vëresh qartësisht tek autokrati ynë i dashur. Përshembull: sa herë afrohen zgjedhjet më kujtohet shprehja e famshme: “Vjedh Shqipërinë për të vjedhur votat, dhe vjedh votat për të vjedhur Shqipërinë”, një aludim pra për planin e tij, që në atë kohë. E sa herë shikoj koncerte me këngë e valle nëpër Tiranë (të cilat, ma do mendja, do të shtohen në frekuence gjatë muajve të ardhshme), më kujtohet shprehja: “Bukë dhe Cirk do populli, BUKE dhe CIRK.” i një shpirti binjak me atë të autokratit.

KURBANI I RADHES Mos vallë Gert Shehu me probleme mendore apo jo ishte përgatitur si kurbani i radhësMbase pushteti që të mbahet ka nevojë përKURBAN
sulmi i Berishes

Por, kohët e fundit, nuk e di se si (për dreq) më vjen gjithmonë e më shpesh ndërmend titulli i një romani të famshëm: KURBAN! Mbase është thjesht përshtypja ime por, sa herë më vjen ndërmend ky titull, më kujtohen 4 viktimat e 21 Janarit 2011, gjaku i të cilëve shërbeu si “katalit” për marrjen e pushtetit. Ndonjëherë me kujtohet edhe viktima në Elbasan, pak ditë përpara zgjedhjeve të vitit 2021, por kohët e fundit, nuk e di pse, më kujtohet edhe Gert Shehu, edhe pse ky i fundit (fatmirësisht) nuk mbeti viktimë.

Mbase pushteti, që të merret e të mbahet ka nevojë për…KURBAN? Mos vallë Gert Shehu (me probleme mendore apo jo) ishte përgatitur si kurbani i radhës? Mbase ai duhej të vritej në shesh nga protestuesit e zemëruar për ti treguar shqiptarëve dhe të gjithë liderëve europianë, të mbledhur diku aty pranë, sesa kriminale është opozita shqiptare, që vrau në shesh një “gjynahqar” me probleme mendore. Ishte përgatitur dhe shpërndarë edhe dokumenti, që të ishte gati sapo të “martirizohej” kurbani i radhës. Atentat ndaj Berishës? Mbase! Atentat ndaj opozitës? Me siguri! Kush e ka radhën për në altar?

Jona Koprencka

Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Sun
19 °
Mon
26 °
Tue
28 °
Wed
23 °
Thu
26 °

Lajmet e fundit

Sherr mes bandave në Itali, plagosen me thikë tre shqiptarë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Ngjarja mes bandave rivale, shqiptare dhe afrikane.

Sherr mes bandave në Itali, plagosen me thikë tre shqiptarë, njëri prej tyre në...

0
(Skenderbeu.info)-Sherr mes bandave në Itali, plagosen me thikë tre shqiptarë, njëri prej tyre në...

Zbulohet shkaku i përplasjes së trenit në Indi, ku humbën jetën mbi 300 persona

0
(Skenderbeu.info)-Zbulohet shkaku i përplasjes së trenit në Indi, ku humbën jetën mbi 300 persona Përplasja...

Fantastik Verstappen, fiton edhe Çmimin e Madh të Spanjës

0
(Skenderbeu.info)-Fantastik Verstappen, fiton edhe Çmimin e Madh të Spanjës Max Verstappen nuk fal në Formula...
Si ta transformoni në shpejtësi gërshetin, gjithmonë ekzistojnë mënyra se si ta transformoni në mënyrën më të shpejtë dhe në çast ta bëni interesant

Si ta transformoni në shpejtësi gërshetin

0
(Skenderbeu.info)-Si ta transformoni në shpejtësi gërshetin Pa marrë parasysh a preferoni gërshet (bisht) të shkurtër...

Tortë e akullt greke: Ëmbëlsirë mediterane nr. 1 për të gjitha stinët e vitit!

0
(Skenderbeu.info)-Tortë e akullt greke: Ëmbëlsirë mediterane nr. 1 për të gjitha stinët e vitit! Kjo...
A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? Pas thyerjes së 23 rekordeve, shumë po pyesin nëse Nevera më në fund do të vizitojë një nga pistat

A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri?

0
(Skenderbeu.info)-A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? Pas thyerjes së 23 rekordeve,...

Lajme të tjera
NGJASHME

Policia kufitare italiane nën hetime për mbytjen e anijes që la të vdekur 94 emigrantë

(Skenderbeu.info)-Policia kufitare italiane nën hetime për mbytjen e anijes...

Rezultatet zyrtare të regjistrimit në Serbi, ja manipulimi me numrin e shqiptarëve

(Skenderbeu.info)-Rezultatet zyrtare të regjistrimit në Serbi, ja manipulim me...

Rezultati i sondazhit te Skenderbeu.info: Messi zgjidhet lojtari më i mirë

(Skenderbeu.info)-Rezultati i sondazhit te Skenderbeu.info: Messi zgjidhet lojtari më...

Maroku parajsa e hashashit qe furnizon europen por tani dhe ameriken latine.

(skenderbeu.info)  "Maroku parajsa e hashashit" Duke mbajtur në dorë...

Smell Spot: Si po lulëzojnë bizneset e punës së dorës

(Skenderbeu.info)-Smell Spot: Si po lulëzojnë bizneset e punës së...

Muzeu historik dhe etnografik i Krujës

(Skenderbeu.info)-Muzeu historik dhe etnografik i Krujës Ky muze është ngritur...

Diskriminim edhe në përdorimin e simboleve Kombëtare

(skenderbeu.info) Diskriminim edhe në përdorimin e simboleve Kombëtare Shqiptarët në...

Panairi i Librit dhe debati mbi librat elektronikë

(Skenderbeu.info)-Panairi i Librit dhe debati mbi librat elektronikë Është e...
Raporto