fbpx

Kulturë: Katër kontrata me ‘çelësa në dorë’ me punime të pakryera

(Skenderbeu.info) Kulturë: Katër kontrata me ‘çelësa në dorë’ me punime të pakryer – Të paktën katër kontrata sipas formës me çelësa në dorë kanë rezultuar me punime të pakryera në raport me preventivin e miratuar duke sjellë kështu efekt negativ në buxhet.

Kontrolli i Lartë i Shtetit mori në auditim gjatë këtij viti Ministrinë e Kulturës duke konstatuar se ndërhyrjet në katër kala në vend dhe në Bibliotekën Kombëtare nuk janë kryer konform asaj që është dakordësuar në fillim.

Kështu sipas KLSH kontrata e parë “Realizimin me çelësa në dorë të projektit elektrik për ndriçimin e jashtëm të kalasë së Beratit”, me vlerë (pa TVSh) rreth 30 milionë lekë, rezultuan diferenca në volume punimesh të pakryera sipas preventivit të miratuar nga investitori në vlerën 2,980,544 lekë pa TVSH duke sjellë kështu sipas auditimit efekt negativ në buxhetin e shtetit.

Kontrata e dytë ishte ajo me nr.4050/10 prot. datë 23.10.2020 me objekt “Realizimin me çelësa në dorë të projektit elektrik për ndriçimin e jashtëm të kalasë së Shkodrës” , me vlerë 17.4 milionë lekë pa TVSH ku është konstatuar diferenca në volume punimesh të pakryera sipas preventivit të miratuar nga investitori në vlerën 1,748,264 lekë pa TVSH.

Kontrata e tretë nr.4051/10 prot. datë 23.10.2020 me objekt “Realizimin me çelësa në dorë të projektit elektrik për ndriçimin e jashtëm të kalasë së Krujës” , me vlerë 14.2 milionë lekë pa tvsh ka rezultuar me diferenca në volume punimesh të pakryera sipas preventivit të miratuar nga investitori në vlerën 1.7 milionë lekë pa TVSH.

Një tjetër kontratë ishte ajo për “Realizimin me çelësa në dorë të projektit elektrik për ndriçimin e jashtëm të kalasë së Gjirokastrës” , me vlerë 20.4 milionë lekë pa TVSH ku rezultuan diferenca në volume punimesh të pakryera sipas preventivit të miratuar nga investitori në vlerën 1.6 milionë lekë pa TVSH.

kalaja_rozafa
kalaja_rozafa

Kontrata e fundit e sjellë në vëmendje nga KLSH ishte “Rikonstruksioni i aneksit të Bibliotekës Kombëtare (fondi i Bibliotekës Kombëtare)”, me vlerë 41.2 milionë lekë pa TVSH ku sërish kanë rezultuar diferenca në volume punimesh të pakryera sipas preventivit të miratuar nga investitori në vlerën 551,336 lekë pa TVSH

Në këtë kontekst është rekomanduar që të ngrihet një grup pune i cili do të vlerësojë situatën dhe të mund të kërkojë nga operatorët plotësimin e punimeve të pakryera./Monitor

 

LËR NJË KOMENT

Vendosni komentin
Vendosni emrin tuaj

Lajmet e fundit

Jannik Sinner

Jannik Sinner në Sofje

0
(Skenderbeu.info)-Jannik Sinner në Sofje, i sapo kthyer në top 10-shen e botës, po ndjek treshen në ATP 250 në Sofje. Një turne që e ka fituar...
Torino

Torino: rinovimi i Sasha Lukiç

0
(Skenderbeu.info)-Torino: rinovimi i Sasha Lukiç ne javet e fundit Pas polemikave në fillim të sezonit, Sasha Lukic dhe Torino janë afruar sërish. Dhe bisedimet për...

Probleme në disa qytete nga rreshjet e dendura

0
(Skenderbeu.info)-Probleme në disa qytete dhe përmbytje nga rreshjet e dendura Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme dhe përmbytje në disa zona të Shqipërisë. Në Dibër, ka...
Kleb Basket Ferrara

Kleb Basket Ferrara, Marco Miozzi është presidenti i ri

0
(Skenderbeu.info)-Kleb Basket Ferrara, Marco Miozzi është presidenti i ri Marco Miozzi është presidenti i ri Kleb Basket Ferrara ka njoftuar qe nga dita e djeshme se...
F1, Red Bull

F1, Red Bull synon një rekord historik në Singapor

0
(Skenderbeu.info)-F1, Red Bull synon një rekord historik në Singapor Rekordi i Red Bull daton në 2013 (13 GP të fituara) Fundjava përmban Çmimin e Madh të...
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo nën sulm: “Si mund të flejë natën?”

0
(Skenderbeu.info)-Cristiano Ronaldo nën sulm: “Si mund të flejë natën?” flet nëna e fansit së cilit portugezi ia prishi telefonin Këto nuk janë kohë të lehta...

Lajme të tjera
NGJASHME

Parashikimi i motit për ditën e martë, 27 shtator 2022

(Skenderbeu.info) Parashikimi i motit për ditën e martë, 27...

Historia e Ervis Martinaj ende një sekret

( Skenderbeu.info) Historia e Ervis Martinaj ende një sekret....

Berisha: marrëveshja Rusi-Serbi kundër interesave kombëtare

(Skenderbeu.info) Berisha: marrëveshja Rusi-Serbi kundër interesave kombëtare Sot është mbajtur...

Kola: Nuk ekziston mjekësia falas në Shqipëri

(Skenderbeu.info) Kola: Nuk ekziston mjekësia falas në Shqipëri Sipas mjekut...

Parashikimi i motit për ditën e hënë, 26 shtator 2022

(Skenderbeu.info) Parashikimi i motit për ditën e hënë, 26...

Tragjike: Aksident i katërfishtë në aksin Kavajë-Durrës

(Skenderbeu.info) Tragjike: Aksident i katërfishtë në aksin Kavajë-Durrës. Aksidentete...

Parashikimi i motit për ditën e djelë, 25 shtator 2022

(Skenderbeu.info) Parashikimi i motit për ditën e djelë, 25...

Presidenti Begaj takohet me përfaqësues të Diasporës Shqiptare

(Skenderbeu.info) Presidenti Begaj takohet me përfaqësues të Diasporës Shqiptare Presidenti...
Raporto