Kishte kultivuar 500 rrënjë kanabisi, arrestohet 46-vjeçari në Roskovec

(Skenderbeu.info)-Kishte kultivuar 500 rrënjë kanabisi, arrestohet 46-vjeçari në Roskovec

Gjatë orëve të fundit janë zbuluar disa sera ku ishin kultivuar fidanë kanabisi. Në Roskovec u zbulua një serë me 500 fidanë, ndërsa në Krujë u zbulua një serë me 610 fidanë kanabisi. Në pranga është vënë një shtetas, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim.

Vihet në prangat e policisë një 46-vjeçar në fshatin Ngjeqar të Roskovecit, pasi dyshohet se kishte kultivuar fidanë kanabisi. Gjatë kontrollit në fshatin Ngjeqar, në afërsi të liqenit të këtij fshati, shërbimet e policisë zbuluan një serë të përshtatur për kultivimin në vazo të rreth 500 fidanëve të dyshuar narkotikë kanabisi, të cilët u asgjësuan nga këto shërbime.

Gjithashtu në kuadër të operacionit “Ngjeqar”, si autor i dyshuar i këtij rasti, u arrestua në flagrancë shtetasi Shaban Refitaj, 46 vjeç, banues në Ngjeqar, Roskovec.

Një tjetër fidanishte kanabisi u zbulua nga policia e Krujës, në fshatin Shkoza e Bardhë. Sipas policisë së Durrësit, në afërsi të banesës së dy shtetasve, babë e bir, janë zbuluar dy sera në të cilat u gjetën të kultivuar në kubikë, 610 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Pjesa më e madhe e tyre u asgjësua me anë të djegies, ndërsa pjesa tjetër u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Policia ka shpallur në kërkim dy persona për drogën në Krujë, babë e bir, ndërsa vijon hetimi për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Tirana
scattered clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
88 %
1kmh
40 %
Sun
26 °
Mon
26 °
Tue
26 °
Wed
25 °
Thu
19 °

Lajmet e fundit

Android 14 Beta 3 sjell veçori të reja specifike për lapsin ‘stylus’

0
(Skenderbeu.info)-Android 14 Beta 3 sjell veçori të reja specifike për lapsin ‘stylus’ Më interesantja është...

Në nuancat e blusë: Kombinime shumë të bukura për ditë pune

0
(Skenderbeu.info)-Në nuancat e blusë: Kombinime shumë të bukura për ditë pune Eleganca garantohet nga nuancat...

Tërmet në Greqi, nuk raportohet për viktima

0
(Skenderbeu.info)-Tërmet në Greqi, nuk raportohet për viktima Shteti grek është goditur nga një tërmet, por...

Sezoni turistik në Shqipëri, më 15 qershor hapen 30 qendra shëndetësore në zonat bregdetare...

0
(Skenderbeu.info)-Sezoni turistik në Shqipëri, më 15 qershor hapen 30 qendra shëndetësore në zonat bregdetare...

Pesë arsye përse duhet të hani vezë më shpesh

0
(Skenderbeu.info)-Pesë arsye përse duhet të hani vezë më shpesh Veza është një nga ushqimet më...

Sulm terrorist në Somali, militantët islamikë vrasin me armë zjarri 9 persona

0
(Skenderbeu.info)-Sulm terrorist në Somali, militantët islamikë vrasin me armë zjarri 9 persona Një sulm terrorist...

Lajme të tjera
NGJASHME

Sezoni turistik në Shqipëri, më 15 qershor hapen 30 qendra shëndetësore në zonat bregdetare dhe malore

(Skenderbeu.info)-Sezoni turistik në Shqipëri, më 15 qershor hapen 30...

Lezhë, asgjësohen nëpërmjet djegies rreth 400 bimë narkotike

(Skenderbeu.info)-Lezhë, asgjësohen nëpërmjet djegies rreth 400 bimë narkotike DVP Lezhë/Vijon...

Berisha: Mos e rëndoni krizën në Kosovë me Edi Ramën

(Skenderbeu.info)-Berisha: Mos e rëndoni krizën në Kosovë me Edi Kryetari...

Rrogozhinë/ Makina përplas dy të mitur e largohet nga vendngjarja

(Skenderbeu.info)-Rrogozhinë/ Makina përplas dy të mitur e largohet nga...

Hakeri nigerian mashtroi biznesmenin shqiptar me vetëm një e-mail

(Skenderbeu.info)-Hakeri nigerian mashtroi biznesmenin shqiptar me vetëm një e-mail Sebastian...

Popullsia në moshë pune zvogëlohet me 101 mijë persona pas pandemisë

(Skenderbeu.info)-Popullsia në moshë pune zvogëlohet me 101 mijë persona...

Rritet inflacioni në Shqipëri, ushqimet shtrenjtohen me 10 për qind

(Skenderbeu.info)-Rritet inflacioni në Shqipëri, ushqimet shtrenjtohen me 10 për...
Raporto