(Skenderbeu.info) Birmania/ Kultivimi i lulëkuqes rishpërthen pas ‘grushtit të shtetit’.
Kultivimi i lulëkuqes është rishfaqur në Birmani pas grushtit të shtetit ushtarak në shkurt 2021. I cili fshiu përparimin e viteve në luftën kundër trafikut të drogës, sipas një raporti të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC).
Sipërfaqja e tokës që përdoret për rritjen e lulëkuqeve, nga e cila nxirret opiumi dhe heroina, u rrit me 33% në një vit, për të arritur në 40,100 hektarë në vitin 2022, sipas raportit.
Prodhimi total vlerësohet në 790 ton, një rritje prej 88% krahasuar me vitin e kaluar, veçanërisht falë teknikave më efikase të kultivimit.
Ky është një rekord që nga viti 2013, thotë studimi, i cili bazohet në imazhet satelitore dhe studimet në terren.
Këto të dhëna shënojnë një ndërprerje pas gjashtë vitesh rënie deri në vitin 2020, që korrespondojnë me parantezën demokratike të nisur nga liderja civile Aung San Suu Kyi.
Ekonomia e lulekuqes së Birmanisë vlerësohet në 660 milion deri në 2 miliardë dollarë, 1 deri në 3 përqind e PBB-së, për shkak të rritjes së prodhimit të drogave sintetike, sipas UNODC.
Sipas raportit, çmimi mesatar për kilogram i paguar fermerit u rrit me 69% në një vit, duke arritur në 281 dollarë në vitin 2022.
Për shkak të trazirave ekonomike që pasuan grushtin e shtetit, rreth 40 për qind e popullsisë jetonte nën kufirin e varfërisë në vitin 2022, një shifër në rritje që ka fshirë gati një dekadë progresi në këtë fushë, sipas Bankës Botërore.
Shumë punëtorëve u është dashur të largohen nga zonat urbane për të shkuar dhe për të kultivuar arat me lulekuqe në fshat