fbpx

Si sot, 76 vjet më parë në Postribë, kryengritja e parë antikomuniste në vend

(Skenderbeu.info)-Si sot, 76 vjet më parë, në Postribë u organizua kryengritja e parë antikomuniste në vend.

Zona e Shkodrës kishte filluar organizimin për një rezistencë antikomuniste me shpresën se do të kthehej në një kryengritje të madhe popullore.

Në pjesën më veriore të vendit, komunizmi ende nuk kishte lëshuar rrënjë dhe qendronte dobët. Në Postribë filloi të organizohej një lëvizje e nxitur kryesisht nga kleri me mbështetjen e elementëve nacionalistë. Mbledhjet e para patën si qëllim pjesëmarrjen e gjerë të fshatrave dhe të banorëve të qytetit të Shkodrës, njofton Drejtoria e Arkivave.

U mbajt një mbledhje në korrik në shtëpinë e Cin Serreqit. Në Shegaj të Ibros në Postribë, nën drejtimin e Osman Haxhisë, u mblodhën përfaqësuesit kryesorë të fiseve, edhe nga Hoti i Ri.

Në këtë takim merrte pjesë edhe përfaqësuesi i njohur i fisit të Kazazëve, Jup Kazazi, i cili kishte një autoritet shumë të madh në Shkodër dhe në fshatrat rreth saj. Forcat nacionaliste të Ndoc Kol Bibës në Iball të Pukës dhe të Mark Gjonmarkaj në Mirditë, u solidarizuan me këtë mbledhje kuvendi nëpërmjet një letre që i dërguan atij.

Në kuvend u cilësua data e fillimit të kryengritjes, e cila do të kishte karakter të përgjithshëm dhe do të fillonte me çlirimin e të burgosurve politikë në burgjet e Shkodrës e më gjerë.

Thirrja e djemve ushtarë, më datë 09.09.1946, nxiti mbledhjen e datës 07.09.1946 në shtëpinë e Abdullah Sahitit në fshatin Kullaj, ku u la që të nesërmen pas dreke të mblidheshin bajraktarët e paria e popullit, rreth 150 vetë në fshatin Kodër Boks në vendin e quajtur Shegat e Ibros.

Prijësi Osman Haxhia i bindi pjesëmarrësit që kryengritja të fillojë më 09.09.1946.

Kryengritja e Postribës u shtyp nga regjimi duke dërguar forca të shumta. Osman Haxhia, u kap dhe u dënua, ndërsa Jup Kazazi i rrethuar nga forcat shtetërore, u vetëvra dhe kufomën e tij e shëtitën rrugëve të Shkodrës për të dhënë një mesazh.

Në imazhet e bashkëngjitura këtij postimi, paraqitet një raport i Komitetit Qendror të Partisë mbi kryengritjen e Postribës. Në foto shfaqen anëtarë të çetave të Ballit Kombëtar, ndër ta edhe Jup Kazazi, një nga drejtuesit kryesor të kësaj levizje.

LËR NJË KOMENT

Vendosni komentin
Vendosni emrin tuaj

Lajmet e fundit

F1, Red Bull

F1, Red Bull synon një rekord historik në Singapor

0
(Skenderbeu.info)-F1, Red Bull synon një rekord historik në Singapor Rekordi i Red Bull daton në 2013 (13 GP të fituara) Fundjava përmban Çmimin e Madh të...
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo nën sulm: “Si mund të flejë natën?”

0
(Skenderbeu.info)-Cristiano Ronaldo nën sulm: “Si mund të flejë natën?” flet nëna e fansit së cilit portugezi ia prishi telefonin Këto nuk janë kohë të lehta...
Livio Suppo

Livio Suppo mirëpret Petruccin

0
(Skenderbeu.info)-Livio Suppo mirëpret Petruccin ,i lumtur që i jep Danilo Petruccit një shans Livio Suppo, menaxheri i navigimit të Suzuki. Foli për vendimin për t'i...
asteroid,nasa

Sonda e NASA-s përplaset me sukses me astereoidin

0
(Skenderbeu.info)-Sonda e NASA-s përplaset me sukses me astereoidin Gjatë një prove të paprecedentë për të parë nëse është i mundur devijimi i kursit të një...
kuzhinier

Shqipëria me koston më të ulët të orës së punës në Europë

0
(Skenderbeu.info)-Shqipëria me koston më të ulët të orës së punës në Europë Në Shqipëri kostoja orare mesatare për njësi pune me kohë të plotë është...
Parashikimi i motit

Parashikimi i motit për ditën e martë, 27 shtator 2022

0
(Skenderbeu.info) Parashikimi i motit për ditën e martë, 27 shtator 2022. Ditën e martë moti parashikohet me vranësira kryesisht të dendura (përjashto kthjellimet e...

Lajme të tjera
NGJASHME

Izrael: fillon viti 5783, sinagogat plot, por policia në gadishmëri

(Skenderbeu.info) Izrael: fillon viti 5783, sinagogat plot, por policia...

Në galerinë e Amsterdamit lejne insektet në emër të artit

(Skenderbeu.info)-Në galerinë e Amsterdamit lejne insektet në emër të...

Ndahet nga jeta Sali Shijaku,mjeshtri i madh i pikturës shqiptare

(Skenderbeu.info)-Ndahet nga jeta Sali Shijaku,mjeshtri i madh i pikturës...

“Don’t Worry Darling”, shumë parashikueshmëri dhe pak emocione

(Skenderbeu.info)-“Don't Worry Darling”, shumë parashikueshmëri dhe pak emocione Mbërrin në...

Aktorët e Shkodrës, kundër dekomunistizimit të kinematografisë

(Skenderbeu.info)-Aktorët e Shkodrës, kundër dekomunistizimit të kinematografisë Diskutime te forta...

Cherry Valentine, vdes në moshën 28-vjeçare

(Skenderbeu.info)-Cherry Valentine, vdes në moshën 28-vjeçare  George Ward, i njohur...

Nderron jete artisti kanadez Tom Benner

(Skenderbeu.info)- Nderron jete artisti kanadez Tom Benner, i njohur...

Brad Pitt debuton si skulptor

(Skenderbeu.info)-Brad Pitt debuton si skulptor në galerinë finlandeze të...
Raporto