Kryeministri kroat reagon pas deklaratës së presidentit Millanoviç: Kosova është shtet i pavarur e sovran

(Skenderbeu.info)-Kryeministri kroat reagon pas deklaratës së presidentit Millanoviç: Kosova është shtet i pavarur e sovran, s’e ka aneksuar askush

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, i është kundërpërgjigjur presidentit kroat për deklaratën skandaloze se “perëndimi e ka aneksuar Kosovën prej Serbisë“.

Plenkoviç tha se askush s’e ka aneksuar Kosovën, pasi Kosova është shtet i pavarur dhe shtet që Kroacia e njeh.

“Sa jam unë në dijeni askush nuk e ka aneksuar Kosovën. Asnjë shtet. Kosova është shtet i pavarur të cilin e ka njohur Kroacia. Aneksim është kur Rusia okupon territor të Ukrainës, organizon referendum të rremë dhe ia bashkon ato pjesë Rusisë. Kosova është shtet i pavarur, sovran, që e kemi njohur. Askush nuk e ka aneksuar”, tha kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç.

Kryeministri Plenkoviç ka shtuar më tej se presidenti Milanoviç me deklaratat e tij “po e turpëron Kroacinë”.

Megjithatë, ai konsideron se “për fat të mirë miqtë tanë në bashkësinë ndërkombëtare dhe shtetet mike e dinë se çfarë ndodh në Kroaci dhe cilat janë qëndrimet e kujt”.

Skandali diplomatik i presidentit kroat sot është kundërshtuar edhe nga Unioni i Shqiptarëve në Kroaci.
Ata shprehen shumë të habitur në lidhje me deklaratat e presidentit Millanoviç.

Ky union ka vënë në pah edhe raportet e mira që gëzon Kosova me Kroacinë. “Republika e Kroacisë ishte ndër të parat që njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe vendosi marrëdhënie diplomatike dhe politike bazuar në partneritetin, bashkëpunimin dhe ushqyerjen e vlerave evropiane”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
39 %
1.5kmh
0 %
Fri
18 °
Sat
16 °
Sun
16 °
Mon
15 °
Tue
10 °

Lajmet e fundit

Sekuestrohen rreth 20 mijë dollarë në kufi, ndalohet malazezi

0
(Skenderbeu.info)-Sekuestrohen rreth 20 mijë dollarë në kufi, ndalohet malazezi Policia kufitare këtë të premte ka...
Top chanel

Sulmi ndaj “Top Channel”/ Dumani: Jemi aty, nëse do të dalë diçka do të...

0
(Skenderbeu.info)-Sulmi ndaj "Top Channel"/ Dumani: Jemi aty, nëse do të dalë diçka do të...
droga

Kapen tre shqiptarë/Sekuestrohen 83 kilogramë kokainë

0
(Skenderbeu.info)- Kapen tre shqiptarë/Sekuestrohen 83 kilogramë kokainë Një operacion i Guardia di Finanza me kompetenca...

Kapen 241 kilogramë kokainë në një varkë

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 241 kilogramë kokainë në një varkë Policia Kombëtare Kolumbiane, në koordinim me Prokurorinë e...
Kavajë

Plumba në Kavajë, dy të vrarë

0
(Skenderbeu.info)-Plumba në Kavajë, dy të vrarë Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më...
FIFA dënon drejtorin sportiv të Tottenhamit. Fabio Paratici, i është ndaluar të merret profesionalisht me çështjet e futbollit në mbarë botën.

FIFA dënon drejtorin sportiv të Tottenhamit

0
(Skenderbeu.info)-FIFA dënon drejtorin sportiv të Tottenhamit Drejtorit sportiv të Tottenhamit, Fabio Paratici, i është ndaluar...

Lajme të tjera
NGJASHME

E rëndë në Greqi/ I mituri plagos nënën dhe vrapon gjysmë lakuriq në rrugë: Vrava demonët

(Skenderbeu.info)-E rëndë në Greqi/ I mituri plagos nënën dhe...

Kapen rreth 100 kilogramë marijuanë në Ulqin, arrestohet një shqiptar

(Skenderbeu.info)-Kapen rreth 100 kilogramë marijuanë në Ulqin, arrestohet një...

Mali i Zi voton për president

(Skenderbeu.info)-Mali i Zi voton për president Sot po mbahen zgjedhjet...

Dështon arratisja nga burgu grek, kapet pas katër orëve 48-vjeçari shqiptar

(Skenderbeu.info)-Dështon arratisja nga burgu grek, kapet pas katër orëve...

Escobar për takimin e Ohrit: Ndoshta nuk do të kemi marrëveshje finale

(Skenderbeu.info)-Escobar për takimin e Ohrit: Ndoshta nuk do të...

Turqia prezanton aeroplanin e saj luftarak të gjeneratës së pestë

(Skenderbeu.info)-Turqia prezanton aeroplanin e saj luftarak të gjeneratës së...

Abazoviq reagon pasi Gjukanoviq e shpërndau Parlamentin e Malit të Zi

(Skenderbeu.info)-Abazoviq reagon pasi Gjukanoviq e shpërndau Parlamentin e Malit...

Osmani: Kosova shkon në Ohër me shpresë për rezultate pozitive

(Skenderbeu.info)-Osmani: Kosova shkon në Ohër me shpresë për rezultate...
Raporto