(Skenderbeu.info) Meta/ Të përcaktojë kritere të qarta, objektive dhe të respektueshme të të drejtave.
Facebook dhe Instagram ndoshta mund të rishikojnë politikat e tyre për ‘lakuriqësinë’ e të rriturve, një çështje që ka shkaktuar diskutime në dekadën e fundit pas protestave të nënave gjidhënëse ‘Lactivist’ dhe lëvizjes ‘Free the Nipple’.
Bordi Mbikëqyrës, bordi i pavarur mbikëqyrës i Metës i përbërë nga ekspertë, juristë dhe akademikë, ka bërë thirrje për një rishikim të rregullave që ndalojnë imazhet pa këmishë të grave.
Ato të meshkujve nuk janë të ndaluara, duke argumentuar se Meta duhet “të përcaktojë kritere të qarta, objektive dhe të respektueshme të të drejtave”.
Vëzhgimi vjen pasi mediat sociale censuruan postimet nga një llogari e drejtuar nga një çift amerikan transgjinor që po mblidhte para për operacion.
Përmbajtja përmbante një foto të gjoksit të zhveshur të një personi, dhe shoqëronte informacione rreth kujdesit shëndetësor transgjinor, kirurgjisë së gjoksit dhe lidhjeve me mbledhjet e fondeve bamirësie.
Ato u hoqën pas raportimeve të përdoruesve dhe më pas u rivendosën pas një apeli nga çifti.
Prandaj, vëzhgimi i Bordit Mbikëqyrës për “rregullat e paqarta kur bëhet fjalë për përdoruesit interseksualë, jobinarë dhe transgjinorë” dhe thirrja për t’i ndryshuar ato në mënyrë që “të qeverisen nga kritere të qarta që respektojnë standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”.