Sekretariati Kombëtarë i Paraguait kundër Drogës (SENAD) ka bërë të ditur orët e fundit ekstradimin e kriminelit të dyshuar brazilian të drogës me origjinë libaneze Kassem Mohamad Hijazi, një objektiv i konsideruar si “vlerë e lartë” nga Shtetet e Bashkuara. Tani më ai ndodhet në USA ku është transferuar në paraburgim dhe mbikëqyret nga INTERPOL.
Hijazi konsiderohet si një nga personat kryesorë përgjegjës për pastrimin e shumave të mëdha të parave të gjeneruara nga trafiku ndërkombëtar i drogës në zonën kufitare të trefishtë midis Paraguait, Brazilit dhe Argjentinës, një nga zonat ku krimi i organizuar ka më shumë forcë dhe pandëshkueshmëri. Arrestimi i tij erdhi si rezultat i një hetimi të udhëhequr nga prokurori Marcelo Pecci. Ky prokuror u vra gjatë muajt të mjaltit në një plazh privat pranë Kolumbi nga një varasës më pagesë.

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara kanë falënderuar homologët e tyre paraguaianë për përpjekjet për të kryer ekstradimin e kriminelit të drogës.