OKB: Sulmet ruse në Ukrainë mund të përbëjnë krime lufte

(Skenderbeu.info) – “Sulmet ruse në Ukrainë mund të përbëjnë krime lufte”

Sipas Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut sulmet e Rusisë në Ukrainë gjatë dy ditëve të fundit, mund të përbëjnë krime lufte pasi kanë goditur kryesisht objeke civile.

Zëdhënësja e kësaj zyre, Ravina Shamdasani tha se sulmet ndaj zonave civile janë tronditëse.

“Rusia mund të ketë kryer krime lufte gjatë sulmeve me një mori raketash në qytetet e Ukrainës duke vrarë civilë dhe duke shkaktuar ndëprerje të energjisë dhe ngrohjes”, tha zëdhënësja e Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Raketat ranë në kryqëzime rrugësh, parqe dhe zona turistike në kryeqytetin Kiev. Shpërthime u raportuan edhe në Lviv, Ternopil dhe Zhytomyr në Ukrainën perëndimore, Dnipro dhe Kremenchuk në qendër, Zaporizhzhia në jug dhe Kharkiv në lindje.

“Sulmet kundër civilëve dhe objekteve jetike për mbijetesën e civilëve, janë të ndaluara në bazë të ligjeve humanitare ndërkombëtare”, tha zëdhënësja e Komisionerit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Më tej, ajo deklaron se “i bëjmë thirrje Federatës Ruse të mos i përshkallëzojë ato më tej dhe të marrë masa të shmangë viktimat në radhët e popullsisë civile dhe të mos godasë infrastrukturën civile”.

Ajo tha se, së paku, 12 civilë janë vrarë dhe mbi 100 të tjerë janë lënduar.

Çfarë ndodhi?

Tronditje dhe tmerr pas valës së shperthimeve të Rusisë në të gjithë Ukrainën.

Orët e dy ditëve të fundit qene një valë shpërthimesh, jo vetëm në Kiev, por në të gjithë vendin, nga Lvivi në perëndim deri në Kharkiv në lindje dhe Odesa në jug.

Për ata që ishin atje kur filloi pushtimi në shkallë të gjerë i Rusisë në shkurt, ka një element deja vu. U thanë që të kalonin sa më shumë kohë në bodrum, pasi sulme të tjera priteshin, duke përdorur raketa dhe dronë.

 

Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
39 %
1.5kmh
0 %
Fri
18 °
Sat
16 °
Sun
16 °
Mon
15 °
Tue
10 °

Lajmet e fundit

Sekuestrohen rreth 20 mijë dollarë në kufi, ndalohet malazezi

0
(Skenderbeu.info)-Sekuestrohen rreth 20 mijë dollarë në kufi, ndalohet malazezi Policia kufitare këtë të premte ka...
Top chanel

Sulmi ndaj “Top Channel”/ Dumani: Jemi aty, nëse do të dalë diçka do të...

0
(Skenderbeu.info)-Sulmi ndaj "Top Channel"/ Dumani: Jemi aty, nëse do të dalë diçka do të...
droga

Kapen tre shqiptarë/Sekuestrohen 83 kilogramë kokainë

0
(Skenderbeu.info)- Kapen tre shqiptarë/Sekuestrohen 83 kilogramë kokainë Një operacion i Guardia di Finanza me kompetenca...

Kapen 241 kilogramë kokainë në një varkë

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 241 kilogramë kokainë në një varkë Policia Kombëtare Kolumbiane, në koordinim me Prokurorinë e...
Kavajë

Plumba në Kavajë, dy të vrarë

0
(Skenderbeu.info)-Plumba në Kavajë, dy të vrarë Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më...
FIFA dënon drejtorin sportiv të Tottenhamit. Fabio Paratici, i është ndaluar të merret profesionalisht me çështjet e futbollit në mbarë botën.

FIFA dënon drejtorin sportiv të Tottenhamit

0
(Skenderbeu.info)-FIFA dënon drejtorin sportiv të Tottenhamit Drejtorit sportiv të Tottenhamit, Fabio Paratici, i është ndaluar...

Lajme të tjera
NGJASHME

38 persona të vdekur në një qendër të migrantëve afër kufirit me SHBA-në

(Skenderbeu.info)-38 persona të vdekur në një qendër të migrantëve...

Kievi paralajmëron rusët: Mos birësoni fëmijët ukrainas!

(Skenderbeu.info)-Kievi paralajmëron rusët: Mos birësoni fëmijët ukrainas! Zëvendëskryeministrja ukrainase ka...

Vladimir Putin vizitë të papritur në Ukrainë

(Skenderbeu.info)-Vladimir Putin vizitë të papritur në Ukrainë Presidenti i Rusisë...

Plazhet më të mira në botë për vitin 2023

(Skenderbeu.info)-Plazhet më të mira në botë për vitin 2023 Sipas...

Ndarja e Afrikës në dy pjesë po krijon një oqean të ri?

(Skenderbeu.info)-Ndarja e Afrikës në dy pjesë po krijon një...

Kancelari Scholz, parashikim optimist/ Nuk shoh rrezik për krizë të re financiare në Europë

(Skenderbeu.info)-Kancelari Scholz, parashikim optimist/ Nuk shoh rrezik për krizë...

Gjykata e Hagës lëshon urdhër-arrest kundër Putinit

(Skenderbeu.info)-Gjykata e Hagës lëshon urdhër-arrest kundër Putinit Gjykata Ndërkombëtare Penale në...

Kremlini: Nuk përbëjmë kërcënim për Finlandën dhe Suedinë

(Skenderbeu.info)-Kremlini: Nuk përbëjmë kërcënim për Finlandën dhe Suedinë Në një...
Raporto