Kostot vjetore të jetesës rriten me 9.4 për qind për familjet e varfra shqiptare

(Skenderbeu.info)-Kostot vjetore të jetesës rriten me 9.4 për qind për familjet e varfra shqiptare

Kosto e jetesës në Shqipëri dhe sidomos për të varfrit është rritur më shumë se sa tregon inflacioni analizoi Banka Botërore në një studim për Vendet e rajonit të Europës Lindore dhe Azisë Qendrore (Rajoni ECA).

Në vitin 2023 Indeksi i Kostos së Jetesës për familjet e varfra u rrit me 9.4 për qind në Shqipëri.

Të dhënat e Bankës tregojnë se këtë vit varfëria relative me 6.7 dollarë në ditë përfshin më shumë se 23 për qind e popullsisë. Për gati një të katërtën e vendit që jeton në varfri kosto e jetesës pas nisjes së luftës në Ukrainë është rritur ndjeshëm.

Për rastin e Shqipërisë rritja ka qenë më e lartë për të varfrit në raport me shtresën e mesme dhe atë të pasur. Kostot mesatare të jetesës në Shqipëri u rritën me 8.8 për qind në fillim të vitit 2023. Për shtresën e mesme kostot u shtuan me 8.9 për qind dhe për të pasurit vetëm me 7.8 për qind, por për të varfrit rritja ishte me 1.6 pikë për qind më e lartë se për të pasurit.

Kostot e jetesës u vështirësuan kryesisht pas nisjes së luftës në Ukrainë. Më të varfrit dhe kryesisht ato që jetojnë në zona rurale u ndikuan më shumë. Ky trend ishte i dukshëm në shumicën e vendeve të Europës dhe Azisë, me përjashtim te Bjellorusisë, ku familjet më të pasura përjetuan inflacion më të lartë se familjet e varfra.

Diferenca mesatare në normat e inflacionit ndërmjet familjeve më të varfra dhe më të pasura janë më të padukshme në vendet e zhvilluara të BE-së se sa në vendet në zhvillim. Kjo tregon se fenomeni i pabarazisë në vendet në zhvillim po bëhet gjithnjë e më i mprehtë.

Ballkani Perëndimor parashikohet të përjetojë ngadalësim të ekonomisë për shkak të përhapjes së efekteve nga pushtimi rus i Ukrainës, të tilla si konsumi më i ulët privat, kushtet më të shtrënguara financiare globale dhe një rënie e kërkesës nga Bashkimi Europian.

 

Tirana
scattered clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
88 %
1kmh
40 %
Sun
26 °
Mon
26 °
Tue
26 °
Wed
25 °
Thu
19 °

Lajmet e fundit

Android 14 Beta 3 sjell veçori të reja specifike për lapsin ‘stylus’

0
(Skenderbeu.info)-Android 14 Beta 3 sjell veçori të reja specifike për lapsin ‘stylus’ Më interesantja është...

Në nuancat e blusë: Kombinime shumë të bukura për ditë pune

0
(Skenderbeu.info)-Në nuancat e blusë: Kombinime shumë të bukura për ditë pune Eleganca garantohet nga nuancat...

Tërmet në Greqi, nuk raportohet për viktima

0
(Skenderbeu.info)-Tërmet në Greqi, nuk raportohet për viktima Shteti grek është goditur nga një tërmet, por...

Sezoni turistik në Shqipëri, më 15 qershor hapen 30 qendra shëndetësore në zonat bregdetare...

0
(Skenderbeu.info)-Sezoni turistik në Shqipëri, më 15 qershor hapen 30 qendra shëndetësore në zonat bregdetare...

Pesë arsye përse duhet të hani vezë më shpesh

0
(Skenderbeu.info)-Pesë arsye përse duhet të hani vezë më shpesh Veza është një nga ushqimet më...

Sulm terrorist në Somali, militantët islamikë vrasin me armë zjarri 9 persona

0
(Skenderbeu.info)-Sulm terrorist në Somali, militantët islamikë vrasin me armë zjarri 9 persona Një sulm terrorist...

Lajme të tjera
NGJASHME

Rritet inflacioni në Shqipëri, ushqimet shtrenjtohen me 10 për qind

(Skenderbeu.info)-Rritet inflacioni në Shqipëri, ushqimet shtrenjtohen me 10 për...

Rritja e pagave për administratën dhe zyrtarët e lartë, fatura shkon 80 milionë euro

(Skenderbeu.info)-Rritja e pagave për administratën dhe zyrtarët e lartë,...

Bordi publikon çmimet e reja, ja me sa do të shiten karburantet në vend

(Skenderbeu.info)- Bordi publikon çmimet e reja, ja me sa...

Qeveria miraton fondet/ Mbi një milion euro për komunitetet fetare

(Skenderbeu.info)-Qeveria miraton fondet/ Mbi një milion euro për komunitetet...

Rritja e pagave/ Projektligji miratohet javën tjetër në Kuvend

(Skenderbeu.info)-Rritja e pagave/ Projektligji miratohet javën tjetër në Kuvend Projektligji...

Del VKM-ja/ “Turizmi” i “rrëmben” 45 milionë lekë Ministrisë së Financave

(Skenderbeu.info)-Del VKM-ja/ “Turizmi” i “rrëmben” 45 milionë lekë Ministrisë...

Raporti i INSTAT: Inflacioni ulet, por çmimet rriten masivisht…

(Skenderbeu.info)-Raporti i INSTAT: Inflacioni ulet, por çmimet rriten masivisht... Familjet...

Në Shqipëri bashkitë përdorin PPP për mbetjet, në rajon për infrastrukturë

(Skenderbeu.info)-Në Shqipëri bashkitë përdorin PPP për mbetjet, në rajon...
Raporto