Kosovë, shqetësim i rëndë emigracioni i të rinjve, 60 mijë vetëm vitin e kaluar

(Skenderbeu.info)-Kosovë, shqetësim i rëndë emigracioni i të rinjve, 60 mijë vetëm vitin e kaluar

Prishtinë – Ikja e të rinjve nga vendi është bërë shqetësim, kanë vlerësuar njohës të fushës së ekonomisë. Ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu thotë se vetëm në vitin 2022 kanë ikur afër 60 mijë persona.
Ndërsa, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, vlerëson se ikja e tyre e varfëron Kosovën në gjithë parametrat ekonomikë. Ata po kërkojnë që ikja të ndalet.
Ikja e të rinjve duhet të jetë shqetësim kryesor i Kosovës, po konsideron eksperti i fushës së ekonomisë, Safet Gërxhaliu. Ai në një bisedë për Radio Kosovën tha se afër 60 mijë persona kanë ikur nga vendi vitin e kaluar, shkruan Radio Kosova.
“Nëse analizohet struktura e migrimit në vitin 2022 ka qenë afër 60 mijë veta që kanë ikur nga Kosova. Nuk po ikin vetëm të papunët, po ikin edhe të punësuarit me familje dhe kemi migrime ilegale”, tha ai.
Gërxhaliu po kërkon nga shteti që të bëhen më shumë kampanja vetëdijesuese në këtë drejtim në mënyrë që të ndalohet ikja e të rinjve.
“Duhet të kthehet besimi i humbur se në Kosovë mund të jetohet. E tëra kjo varet nga qasja e politikës, sa do të jenë transparentë pro kthimit dhe mbështetjes dhe sa do te jetë prioritet i prioriteteve ekonomia, e jo politika të jetë determinante e çdo gjëje në Kosovë”, tha ai.
Nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, Agim Shahini, tha se ikja e të rinjve e varfëron shtetin në gjithë parametrat ekonomikë. Ai po ashtu tha se shteti duhet të krijojë mundësi të ndalë këtë ikje.
“Kuadrot tona po na i marrin tregjet e ndryshme ndërkombëtare. Kjo do të na varfërojë në masë të madhe si në konsum, ashtu në rritje ekonomike, mirëqenie dhe në të gjithë parametrat ekonomikë e po ashtu do të bie dukshëm nataliteti. Qeveria e vendit duhet të rritë mundësinë e perspektives për të rinjtë duke ofruar mundësi për punësim, hyrje në biznes dhe mbështetje të iniciativave të te rinjve”, tha ai.
Shteti gjerman synon të lejojë mbi 50 mijë punëtorë të pakualifikuar nga Ballkani Perëndimor që të punojnë atje. Kjo është bërë e ditur ditë më parë teksa e ka ndryshuar projektligjin për migracion.

 

Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
4.6kmh
20 %
Sun
24 °
Mon
25 °
Tue
24 °
Wed
25 °
Thu
26 °

Lajmet e fundit

Ministri serb kërcënon Kosovën: Të gjitha opsionet në tryezë, do mbrojmë vendin!

0
(Skenderbeu.info)-Ministri serb kërcënon Kosovën: Të gjitha opsionet në tryezë, do mbrojmë vendin! Pas njoftimeve se...

Katër ushqime për një zemër të shëndetshme

0
(Skenderbeu.info)-Katër ushqime për një zemër të shëndetshme Të ushqyerit është pjesa që luan rolin më...

Numri i të huajve që punojnë në Shqipëri është dyfishuar në 6 vitet e...

0
(Skenderbeu.info)-Numri i të huajve që punojnë në Shqipëri është dyfishuar në 6 vitet e...
Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues Stoltenberg,ka zhvilluar një bisedë telefonike me Josep Borrell.

Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues

0
(Skenderbeu.info)-Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues Sekretari i Përgjithshëm...
Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr, pasi janë pajtuar që t’i japin Ukrainës avionë luftarakë të prodhimit amerikan, F-16.

Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr

0
(Skenderbeu.info)-Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr Kryediplomati rus paralajmëroi shtetet perëndimore se...

Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet pa kushte

0
(Skenderbeu.info)-Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet pa kushte Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha...

Lajme të tjera
NGJASHME

Ministri serb kërcënon Kosovën: Të gjitha opsionet në tryezë, do mbrojmë vendin!

(Skenderbeu.info)-Ministri serb kërcënon Kosovën: Të gjitha opsionet në tryezë,...

Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues

(Skenderbeu.info)-Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te...

Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet pa kushte

(Skenderbeu.info)-Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet pa kushte Kryeministri...

Sot qytetarët sërish do të protestojnë në Beograd – kërkohet dorëheqja e presidentit serb

(Skenderbeu.info)-Sot qytetarët sërish do të protestojnë në Beograd –...

Lista Serbe kërkon ndërprerjen e dialogut Kosovë-Serbi

(Skenderbeu.info)-Lista Serbe kërkon ndërprerjen e dialogut Kosovë-Serbi Kryetari i Listës...

Qetësohet situata në veri të Kosovës

(Skenderbeu.info)-Qetësohet situata në veri të Kosovës Pas 24 orë tensionesh...

Situata në Veri / NATO “ultimatum” Kosovës

(Skenderbeu.info)-Situata në Veri / NATO “ultimatum” Kosovës NATO ka reaguar...

Vendosen barrikada para ndërtesës së komunës në Leposaviq

(Skenderbeu.info)-Vendosen barrikada para ndërtesës së komunës në Leposaviq Pasi pjesëtarët...
Raporto