Kosovë – Maqedoni e Veriut, të bashkuara kundër ndikimit rus në rajon

(Skenderbeu.info)-Kosovë – Maqedoni e Veriut, të bashkuara kundër ndikimit rus në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut është pritur në takim nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, si dhe për zhvillimet e fundit.
Bëhet e ditur se presidentja ka falënderuar kryeministrin Kovaçevski për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Në këtë kontekst ka përmendur votimin pro të këtij shteti në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës dhe ka kërkuar vazhdimin e kësaj mbështetjeje edhe në përpjekjet në vijim të Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, njofton RTK.
“Osmani foli për potencialin e madh për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Ajo po ashtu foli edhe për bashkëpunimin e mirë në fushën e sigurisë, duke theksuar rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar dhe sfidave të tjera të sigurisë.
Në raport me zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon, është diskutuar për rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit për të kundërshtuar ndikimin e Rusisë në rajon, i cili përbën një kërcënim për stabilitetin dhe sigurinë rajonale. Ndërsa, në lidhje me Marrëveshjen e Brukselit, Presidentja Osmani vlerësoi se me këtë marrëveshje Kosova dhe Serbia janë palë të barabarta në kontekstin e raporteve ndërshtetërore, teksa në raport me njëra tjetrën ta njohin parimin e barazisë, sovranitetit shtetëror e integritetit territorial”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Presidencës.
Osmani ka bërë të ditur se në këtë proces Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive dhe se, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, është e përkushtuar për paqe e stabilitet.
Gjithashtu, bëhet e ditur se në këtë takim, ndër të tjera, u shtrua nevoja e intensfikimit të mobilitetit të qytetarëve, me finalizimin e pikave të përbashkëta kufitare, sikurse edhe lehtësimi i të bërit biznes. U diskutua edhe ideja e organizimit të një forumi të përbashkët të biznesit, sikurse edhe finalizimi i pjesës së mbetur të autostradës Bllacë-Shkup.
Tirana
scattered clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
88 %
1kmh
40 %
Sun
26 °
Mon
26 °
Tue
26 °
Wed
25 °
Thu
19 °

Lajmet e fundit

Android 14 Beta 3 sjell veçori të reja specifike për lapsin ‘stylus’

0
(Skenderbeu.info)-Android 14 Beta 3 sjell veçori të reja specifike për lapsin ‘stylus’ Më interesantja është...

Në nuancat e blusë: Kombinime shumë të bukura për ditë pune

0
(Skenderbeu.info)-Në nuancat e blusë: Kombinime shumë të bukura për ditë pune Eleganca garantohet nga nuancat...

Tërmet në Greqi, nuk raportohet për viktima

0
(Skenderbeu.info)-Tërmet në Greqi, nuk raportohet për viktima Shteti grek është goditur nga një tërmet, por...

Sezoni turistik në Shqipëri, më 15 qershor hapen 30 qendra shëndetësore në zonat bregdetare...

0
(Skenderbeu.info)-Sezoni turistik në Shqipëri, më 15 qershor hapen 30 qendra shëndetësore në zonat bregdetare...

Pesë arsye përse duhet të hani vezë më shpesh

0
(Skenderbeu.info)-Pesë arsye përse duhet të hani vezë më shpesh Veza është një nga ushqimet më...

Sulm terrorist në Somali, militantët islamikë vrasin me armë zjarri 9 persona

0
(Skenderbeu.info)-Sulm terrorist në Somali, militantët islamikë vrasin me armë zjarri 9 persona Një sulm terrorist...

Lajme të tjera
NGJASHME

Tërmet në Greqi, nuk raportohet për viktima

(Skenderbeu.info)-Tërmet në Greqi, nuk raportohet për viktima Shteti grek është...

Konjufca: Rama gaboi me draftin, s’u ul të fliste me Kurtin

(Skenderbeu.info)-Konjufca: Rama gaboi me draftin, s’u ul të fliste...

Zyra e Kurtit: Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje, ndërmjetësues kemi shumë

(Skenderbeu.info)-Zyra e Kurtit: Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje, ndërmjetësues...

Lidhja e Prizrenit, Osmani: Model dhe frymëzim i shumë brezave

(Skenderbeu.info)-Lidhja e Prizrenit, Osmani: Model dhe frymëzim i shumë...

E mitura shqiptare ngacmohet seksualisht nga një 30-vjeçar grek, arrestohet autori

(Skenderbeu.info)-E mitura shqiptare ngacmohet seksualisht nga një 30-vjeçar grek,...

Begaj nga Prizreni: Historia e kombit është e pasur me momente të cilat na mbushin me krenari

(Skenderbeu.info)-Begaj nga Prizreni: Historia e kombit është e pasur...

Greqia goditet nga tërmeti i fortë, sa ishte magnituda

(Skenderbeu.info)-Greqia goditet nga tërmeti i fortë, sa ishte magnituda Një...

Republika Sërpska miraton rezolutën, i kërkon anëtarëve të OKB të çnjohin Kosovën

(Skenderbeu.info)-Republika Sërpska miraton rezolutën, i kërkon anëtarëve të OKB...
Raporto