fbpx

Kosovë/ Brishtësia e shtetit përballë sulmeve kibernetike

(Skenderbeu.info) “Kosovë/ Brishtësia e shtetit përballë sulmeve kibernetike” – Institucionet e Kosovës janë të ekspozuara ndaj sulmeve potenciale kibernetike, të cilat mund të dëmtojnë mbarëvajtjen e përgjithshme të shtetit, thonë ekspertë të sigurisë kibernetike. Autoritetet përgjegjëse duhet t’i ngrenë kapacitetet për mbrojtje nga sulme të tilla, theksojnë ata.

Më 6 shtator, Qeveria e Kosovës ka njoftuar se disa web-faqe të institucioneve të shtetit kanë qenë cak i një sulmi kibernetik, por nuk ka specifikuar cilat.

Sulmi, megjithatë, nuk ka arritur të depërtojë brenda infrastrukturës së rrjetit kompjuterik shtetëror, pasi që, siç është thënë, “është bllokuar nga pajisjet përkatëse të sigurisë”.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se sulmi ka ardhur nga jashtë Kosovës, por nuk ka dhënë detaje se prej cilit vend. Sulmi kibernetik nënkupton përpjekjet e hakëreve për të fituar qasje të paligjshme në një kompjuter ose sistem kompjuterik, me qëllim të shkaktimit të dëmit.

Sulmi i tillë mund ta bëjë rrjetin kompjuterik të paqasshëm dhe, në këtë mënyrë, bllokon punën e institucioneve, korporatave apo bizneseve.

Me gjithë përpjekjet, media nuk ka arritur të bjerë në kontakt me zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, për të marrë më shumë informacion rreth sulmit të fundit kibernetik, mënyrës se si është ndalur dhe kapaciteteve që ka Kosova për luftimin e sulmeve të tilla.

Butrint Komoni, drejtor i kompanisë private, VOID-International, e cila merret me çështje të sigurisë kibernetike në Kosovë dhe më gjerë, thotë se është angazhuar nga autoritetet e Kosovës për të ndihmuar në hetimin e këtij sulmi.

Ai thotë se nuk mund të japë detaje për këtë proces hetimesh, por vetëm konfirmon se sulmi nuk ka arritur të depërtojë brenda sistemit kompjuterik. Komoni thotë se pasojat e sulmeve kibernetike, në përgjithësi, mund të jenë të mëdha.

“… duke ndikuar në mosfunksionimin e shtetit, marrjen e informacioneve, përgjimin e informacioneve. Mund të shkaktojnë edhe shkatërrim komplet të infrastrukturës”, thotë ai.

Komoni shton se bashkëpunimi mes institucioneve shtetërore dhe kompanive private është i domosdoshëm, për të menaxhuar dhe parandaluar sulmet kibernetike.

“…sepse institucionet shtetërore nuk mund të ecin në hap me gjërat më të reja, nuk i lejon burokracia, nuk i lejon të jenë inovativë, sikurse kompanitë private”, thotë ai.

Mentor Hoxhaj, drejtues i Organizatës për Siguri Kibernetike dhe Privatësi në Kosovë, thotë se vendi nuk ka kapacitete të mjaftueshme për trajtimin e sulmeve kibernetike.

“Qeveria do të duhej t’i forconte kapacitetet njerëzore dhe teknike dhe ato kapacitete të testohen. Ne, deri më tani, nuk i kemi testuar sistemet tona. Asnjëherë nuk është organizuar ndonjë sulm i simuluar, apo mënyra e mbrojtjes ndaj atij sulmi”, thotë Hoxhaj.

Si hap pozitiv për trajtimin e sulmeve kibernetike, Driart Elshani, ekspert i sigurisë kibernetike, përmend “identifikimin e infrastrukturës kritike” nga ana e institucioneve të Kosovës.

“Infrastruktura kritike” është jetike për funksionimin e shtetit. Aty bëjnë pjesë institucione të tilla si Banka Qendrore apo agjencitë qeveritare.

 

LËR NJË KOMENT

Vendosni komentin
Vendosni emrin tuaj

Lajmet e fundit

Vipat kundër vendimit të SH.B.A-së për abortin

Aborti në Arizona kthim pas në 1864.

0
(Skenderbeu.info)  Aborti në Arizona kthim pas në 1864. Deri në këtë vit në Shetet e Bashkuara aborti ka qënë i paligjshëm. Një gjykatës i...
Jannik Sinner

Jannik Sinner në Sofje

0
(Skenderbeu.info)-Jannik Sinner në Sofje, i sapo kthyer në top 10-shen e botës, po ndjek treshen në ATP 250 në Sofje. Një turne që e ka fituar...
Torino

Torino: rinovimi i Sasha Lukiç

0
(Skenderbeu.info)-Torino: rinovimi i Sasha Lukiç ne javet e fundit Pas polemikave në fillim të sezonit, Sasha Lukic dhe Torino janë afruar sërish. Dhe bisedimet për...

Probleme në disa qytete nga rreshjet e dendura

0
(Skenderbeu.info)-Probleme në disa qytete dhe përmbytje nga rreshjet e dendura Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme dhe përmbytje në disa zona të Shqipërisë. Në Dibër, ka...
Kleb Basket Ferrara

Kleb Basket Ferrara, Marco Miozzi është presidenti i ri

0
(Skenderbeu.info)-Kleb Basket Ferrara, Marco Miozzi është presidenti i ri Marco Miozzi është presidenti i ri Kleb Basket Ferrara ka njoftuar qe nga dita e djeshme se...
F1, Red Bull

F1, Red Bull synon një rekord historik në Singapor

0
(Skenderbeu.info)-F1, Red Bull synon një rekord historik në Singapor Rekordi i Red Bull daton në 2013 (13 GP të fituara) Fundjava përmban Çmimin e Madh të...

Lajme të tjera
NGJASHME

Zgjedhjet në Itali,fiton ekstremistja e djathtë

(Skenderbeu.info)-Zgjedhjet në Itali, fiton ekstremistja e djathtë Giorgia Meloni,udhëheqësja e ekstremit...

Koalicioni i djathtë mund të drejtojë Italinë

(Skenderbeu.info) Koalicioni i djathtë mund të drejtojë Italinë  -...

Plagoset me thikë 17-vjeçari shqiptar ne Itali

(Skenderbeu.info)-Plagoset me thikë 17-vjeçari shqiptar ne Itali Një 17-vjeçar shqiptar...

Itali/Shqiptari kapet ne flagrance per trafikim droge

(Skenderbeu.info)-Itali/Shqiptari kapet ne flagrance per trafikim droge  Tre kilogramë kokainë...

Serbi i tretë në shënjestër për marrjen e targave të Kosovës

(Skenderbeu.info)-Serbi i tretë në shënjestër për marrjen e targave...

NATO gati të dërgojë më shumë trupa në Kosovë në rast të trazirave të reja

(Skenderbeu.info)-NATO gati të dërgojë më shumë trupa në Kosovë...

Greqi-Turqi: Mitsotakis, “nuk do t’i dorëzohemi provokimeve”

(Skenderbeu.info)-Greqi-Turqi: Mitsotakis, "nuk do t'i dorëzohemi provokimeve" 63% e turqve...

Festivali kulturor në Trojë, nxjerr në pah mitet dhe heronjtë

(Skenderbeu.info) Festivali kulturor në Trojë, nxjerr në pah mitet...
Raporto