Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për kërkime të përbashkëta shkencore

(Skenderbeu.info)-Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për kërkime të përbashkëta shkencore

Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar marrëveshje për kërkime dhe avancime të përbashkëta shkencore.

Përmes këtij dokumenti do të mbështeten 16 projekte të studiuesve dhe kërkuesve nga të dy anët e kufirit.
Thirrja pritet të hapet deri në fund të këtij muaji, ndërsa vlera e financimit arrin në 20 mijë euro për secilin projekt.
Firma është vënë në Prishtinë nga dy ministret e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe Evis Kushi.
Nagavci ka thënë se kanë përcaktuar edhe fushat prioritare që janë shkencat humane albanologjike, burimet natyrore, shëndetet, ndryshimet klimatike dhe tema të tjera që sipas saj janë në interes për dy vendet.
“Me marrëveshjen e sotme po e zgjerojmë hapësirën e bashkëpunimit në mes të dy vendeve tona duke e rritur numrin e projekteve fituese, po planifikojmë të mbështesim gjithsej 16 projekte të përbashkëta në mes të studiuesve dhe kërkueseve nga Kosova dhe Shqipëria të cilët do të mbështetën secili projekt në vlerën me 20 mijë euro dhe do të jenë projekte që do të zgjasin për dy vite. Synimi i kësaj është të specifikojmë edhe disiplinat shkencore në mënyrë që përveç se të japim përkrahje për studiuesit dhe kërkuesit tanë të dy vendet të kemi edhe studime të cilat do të na ndihmojnë edhe neve në vendimmarrje dhe në politikat tona”, ka thënë Nagavci.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri, Evi Kushi ka thënë se projekte të tilla do t’i ndihmojnë kërkuesit dhe studiuesit nga të dy vendet.
“Kam shumë besim që këto projekte do të ndihmojnë për t’i dhënë një zë të fuqishëm kërkuesve tanë, studiuesve tanë, në përgjigje të problematikave që shqetësojnë shoqërinë tonë, por mbi të gjitha do jenë një mundësi shumë e mirë për të intensifikuar bashkëpunimin mes kërkuesve tanë, shkencëtareve tanë por edhe midis universiteteve tona apo në mes të qendrave tona kërkimore apo shkencore. Sepse në Shqipëri prioritetin kryesor në arsimin e lartë e kemi ndërkombëtarizmin e universiteteve dhe shkëmbimet me universitetet më të mira edhe të kërkuesve tanë. Por ne nuk duhet të bëjmë këtë përpara intensifikimit të bashkëpunimit mes vetes”, ka thënë Kushi.Ministret kanë ftuar shkencëtarët dhe hulumtuesit të aplikojnë në thirrjen që pritet të bëhet publike së shpejti.
Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
4.6kmh
20 %
Sun
24 °
Mon
25 °
Tue
24 °
Wed
25 °
Thu
26 °

Lajmet e fundit

Ministri serb kërcënon Kosovën: Të gjitha opsionet në tryezë, do mbrojmë vendin!

0
(Skenderbeu.info)-Ministri serb kërcënon Kosovën: Të gjitha opsionet në tryezë, do mbrojmë vendin! Pas njoftimeve se...

Katër ushqime për një zemër të shëndetshme

0
(Skenderbeu.info)-Katër ushqime për një zemër të shëndetshme Të ushqyerit është pjesa që luan rolin më...

Numri i të huajve që punojnë në Shqipëri është dyfishuar në 6 vitet e...

0
(Skenderbeu.info)-Numri i të huajve që punojnë në Shqipëri është dyfishuar në 6 vitet e...
Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues Stoltenberg,ka zhvilluar një bisedë telefonike me Josep Borrell.

Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues

0
(Skenderbeu.info)-Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues Sekretari i Përgjithshëm...
Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr, pasi janë pajtuar që t’i japin Ukrainës avionë luftarakë të prodhimit amerikan, F-16.

Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr

0
(Skenderbeu.info)-Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr Kryediplomati rus paralajmëroi shtetet perëndimore se...

Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet pa kushte

0
(Skenderbeu.info)-Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet pa kushte Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha...

Lajme të tjera
NGJASHME

Ministri serb kërcënon Kosovën: Të gjitha opsionet në tryezë, do mbrojmë vendin!

(Skenderbeu.info)-Ministri serb kërcënon Kosovën: Të gjitha opsionet në tryezë,...

Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues

(Skenderbeu.info)-Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te...

Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet pa kushte

(Skenderbeu.info)-Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet pa kushte Kryeministri...

Sot qytetarët sërish do të protestojnë në Beograd – kërkohet dorëheqja e presidentit serb

(Skenderbeu.info)-Sot qytetarët sërish do të protestojnë në Beograd –...

Lista Serbe kërkon ndërprerjen e dialogut Kosovë-Serbi

(Skenderbeu.info)-Lista Serbe kërkon ndërprerjen e dialogut Kosovë-Serbi Kryetari i Listës...

Qetësohet situata në veri të Kosovës

(Skenderbeu.info)-Qetësohet situata në veri të Kosovës Pas 24 orë tensionesh...

Situata në Veri / NATO “ultimatum” Kosovës

(Skenderbeu.info)-Situata në Veri / NATO “ultimatum” Kosovës NATO ka reaguar...

Vendosen barrikada para ndërtesës së komunës në Leposaviq

(Skenderbeu.info)-Vendosen barrikada para ndërtesës së komunës në Leposaviq Pasi pjesëtarët...
Raporto