(Skenderbeu.info) Dalin në gjyq të dyshuarit për komplot për të vrarë liderin francez Macron.
Më shumë se një duzinë anëtarësh të një grupi të ekstremit të djathtë francez dolën në gjyq të martën për komplot për të vrarë presidentin Emmanuel Macron.
Të dyshuarit, të cilët janë anëtarë të grupit në Facebook “Les Barjols”, akuzohen se kanë planifikuar të godasin me thikë Macron në vitin 2018 gjatë vizitës së tij në Charleville-Mezieres në Francën verilindore, njoftoi transmetuesi i radios Francebleu.
Të pandehurit, 11 burra dhe dy gra, do të paraqiten në gjykatën korrektuese të Parisit. Ata mund të përballen me një dënim deri në 10 vjet burg nëse shpallen fajtorë.
Jean-Pierre Bouyer, një pensionist që ishte ndër administratorët e grupit në Facebook, është vënë nën vëzhgimin e inteligjencës franceze.
Diskutimet e tij me anëtarët e tjerë të grupit ndihmuan autoritetet të zbulojnë planin për të goditur presidentin me një thikë qeramike, e cila nuk mund të zbulohet lehtë në pikat e kontrollit të sigurisë.
Policia franceze arrestoi 14 të dyshuar të përfshirë në plan.
Les Barjols është një grup i krijuar në vitin 2017 me orientime të ekstremit të djathtë dhe nacionalist. Anëtarët e grupit aspironin të “trokisnin qeverinë me forcë”, duke ëndërruar për një “puç ushtarak” kundër Pallatit Elysee, shtoi Francebleu, duke iu referuar hetimit.