(Skenderbeu.info)-KFOR-i shton prezencën në veri ,krijon kordon me blinda dhe tela me gjemba
Forca të shtuara të KFOR-it janë parë të dielën në veri të vendit, saktësisht afër pikës kufitare Jarinjë, ku për sot është paralajmëruar një protestë.
KFOR-i ka krijuar një kordon me blinda dhe tela të gjembuar.
Siç raportojnë mediat serbe si pasojë e kordonëve të krijuar nga KFOR-i, askush nuk mund ta kalojë këtë pikë kufitare.

Disa organizata të djathta nga Mali i Zi, Republika Srpska dhe Serbia e kanë paralajmëruar përmes rrjeteve sociale një protestë për orën 13:00.
Tashmë një numër i tyre janë mbledhur afër pikës kufitare Jarnijë.
Pamjet nga atje tregojnë persona që shihen të masakuar e duke bartur një pankartë me flamurin e Serbisë.