Këshilla Nacionale për gjitha pakicat në Kosovë e jo asociacion vetëm të pakicës Serbe

(Skenderbeu.info)-Këshilla Nacionale për gjitha pakicat në Kosovë e jo asociacion vetëm të pakicës Serbe

Kosova përbëhet edhe nga pakica kushtetuese tjera , por që nuk kan komuna asnjë prej tyre. Prandaj në Kosovë do të ishte më funksionale që të gjitha Komunitetet të kenë Këshilla Nacionale për: Romë, Ashkali, Egjiptian. Boshnjak , Turq, Goran, Malazias dhe Serbë.
Asociacioni i formuar dhe nënshkruar më datën 25 gusht të vitit 2015 nga Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Isa MUSTAFA dhe nga homologu i tij Serb z.Aleksandër VUÇIQ në Bruksel është i dëmshëm dhe paraqet një rast të rrallë në rregullimin e të drejtave për pakicat nacionale.
Nga e kaluara historike e hidhur në këtë pjesë të Evropës dhe nga reagimet e popullatës dhe të opinionit të gjerë e mbi të gjitha nga gjendja faktike e pakicës serbë me pesë për qind , nuk është dashur të formohet fare asociacion i Komunave Serbe në Kosovë pasi në Ballkanin Perëndimor asnjë shtet nuk ka të formuar këso mekanizmi të bashkësive të Komunave që udhëhiqen nga pakicat.
Marrim shembull Maqedonia nuk ka formuar Bashkësi të Komunave shqiptare edhe pse këtë Republikë e përbëjnë afër gjysma e popullatës dhe po ashtu gjysma e Komunave udhëhiqen nga Shqiptarët.
Pastaj vazhdojmë Republika e Malit të Zi nuk ka të formuar Bashkësi të Komunave shqiptare edhe pse në këtë Republikë ish-Jugosllave më shumë kemi shqiptarë në përqindje se që ka realisht pakicë serbe në Kosovë dhe sipas statistikave 35 për qind e përbëjnë serbët këtë Republikë dhe nuk gëzojnë asnjë asociacion.
Edhe Republika e Kroacisë nuk ka të formuar bashkësi të Komunave Serbe edhe pse në këtë shtet kishte përpjekje dhe kërkesa nga Serbia të formohet Krahina e Kninit në fillim kur ky shtet shpalli pavarësinë nga RSFJ-ja.
Vetëm Bosnja e Hercegovina është ndarë dhe është krejt jo funksionale në Republikën Sërpska dhe në Konfederatën Boshnjako-Kroate sipas marrëveshjes të mbajtur Dejton në vitin 1995 .
Shtete me të cilat kufizohet Kosova dhe shtete e tjera të Gadishullit Ballkanik dhe të Evropës lirisht mundë të themi janë më multietnike se sa që është Kosova dhe nuk janë me asociacion të Komunave që udhëhiqen nga pakicat me pesë e shtatë për qind.
Nëse është dashur të formohet Asociacione, rajone, Krahina e të federalizohet është Serbia duke u bërë me Parlament dy dhomësh, pasi ka rajone e Krahina që ishin dalluar jo vetëm në ish ngrehinën e quajtur Jugosllavi por edhe më herët, si:
– Vojvodina,
– Sanxhaku,
– Medvegja, Bujanoci dhe Presheva dhe
– Rajoni i banuar me bullgarë.
Serbia ka kërkuar për bashkëkombasit e vetë asociacion kurse për rregullimin e tij të brendshëm edhe pse është shumë më multinacional se askush jo vetëm në ish-Federatën Jugosllave por në Evropë përmes njëzetë e një Këshillave Nacionale e ka ,,zgjidhur çështjen e pakicave’’.
Në Republikën e Kosovës është dashur Këshilla Nacionale për gjitha pakicat në Kosovë e jo asociacion vetëm të pakicës Serbe.
Shkruan: Refik HASANI
Tirana
scattered clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
1.5kmh
40 %
Tue
16 °
Wed
16 °
Thu
17 °
Fri
17 °
Sat
17 °

Lajmet e fundit

Policia e Kroacise

Raportime për bomba në gjykata në disa qytete dhe në selinë e Qeverisë së...

0
(Skenderbeu.info)-Raportime për bomba në gjykata në disa qytete dhe në selinë e Qeverisë së...
Makina

Skenari i protestës së opozitës

0
(Skenderbeu.info)-Skenari i protestës së opozitës Partia Demokratike ka zbardhur skenarin që do të ndjekë për...
samit be bp

Samiti i BE- BP/ Firmoset një marrëveshje

0
(Skenderbeu.info)-Samiti i BE- BP/ Firmoset një marrëveshje konkrete Në Tiranë kete të marte ka nisur...
Rama, Vucic

Vuçiç i acaruar, sulmon median

0
(Skenderbeu.info)-Vuçiç i acaruar, sulmon median Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, mbërriti në Tiranë. Pasi fillimisht kishte...
vjosa-osmani

Osmani : Vuçiç, produkt i një mendësie vrastare

0
(Skenderbeu.info)-Osmani : Vuçiç, produkt i një mendësie vrastare Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbërritur...
Rama, Osmani

Presidentja Osmani: BE duhet të kalojë nga fjalët në vepra

0
(Skenderbeu.info)-Presidentja Osmani: BE duhet të kalojë nga fjalët në vepra Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani...

Lajme të tjera
NGJASHME

Osmani : Vuçiç, produkt i një mendësie vrastare

(Skenderbeu.info)-Osmani : Vuçiç, produkt i një mendësie vrastare Presidentja e...

Presidentja Osmani: BE duhet të kalojë nga fjalët në vepra

(Skenderbeu.info)-Presidentja Osmani: BE duhet të kalojë nga fjalët në...

Po përparohet liberalizimi i vizave për Kosovën

(Skenderbeu.info)-Po përparohet liberalizimi i vizave për Kosovën Presidenti i Këshillit...

Organizatat shqiptaro-amerikane: Diplomatët t’i japin fund ledhatimit të Serbisë

(Skenderbeu.info)-Organizatat shqiptaro-amerikane: Diplomatët t’i japin fund ledhatimit të Serbisë. Përfaqësuesit...

Diskriminim edhe në përdorimin e simboleve Kombëtare

(skenderbeu.info) Diskriminim edhe në përdorimin e simboleve Kombëtare Shqiptarët në...

Shqiptari që vrau të dashurën 19-vjeçare në Greqi, pendohet në gjykatë

(Skenderbeu.info) Shqiptari që vrau të dashurën 19-vjeçare në Greqi,...

Marsh me biçikleta kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave

(Skenderbeu.info)-Marsh me biçikleta kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave Në...

Vjosa Osmani nderohet me ‘Çelësin e Sofjes’ në Bullgari

(Skenderbeu.info)-Vjosa Osmani nderohet me 'Çelësin e Sofjes' në Bullgari Presidentja...
Raporto