(Skenderbeu.info)-KESH vazhdon shitjen e energjisë

Kjo është procedura e parë e shitjes për këtë vit ndërkohë që një sërë të tjerash u zhvilluan në fund të vitit të shkuar pas përmirësimit të situatës hidrike në vend.Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka arritur të arkëtojë edhe 7.6 milionë të tjera nga shitja e energjisë.
KESH ka shitur në lotin e parë 42 mijë/MWh energji me një çmim të ponderuar 139 .7 euro për MWh dhe në lotin e dytë 25.2 mijë MËH me një çmim të ponderuar 69.16. Energjia do të lëvrohet mes 16-22 janar.
Çmimet e energjisë në bursën e Hungarisë e cila shërben edhe si referencë për vendin tonë janë luhatur në nivele më të përballueshme. Të hënën 1 MWH energji u shit për 131 euro ndërkohë që për të martën çmimi i 1 MWh në bazë ishte 141 euro.
Pritshmëritë në tregun europian janë që çmimet të pësojnë një ulje graduale por arritja në normalitetin e dikurshëm mbetet e pasigurt për shkak të paqartësive në horizont dhe vijimit të konfliktit Rusi-
KESH ndërkohë kërkoi që një sasi jo të vogël ta depozitonte por duket se për këtë procedurë ka munguar interesi.
Më herët KESH shpjegoi për “Monitor” se procedurat e depozitimit nuk janë atraktive për tregtarët duke qenë se në kushtet e krizës janë rritur risqet në tregje. Procedurat e depozitimit nuk ta përfshirë drejtpërdrejt një transaksion monetar dhe ky është një tjetër disavantazh.
“Në zbatim të VKM 620, përcaktohet se depozitimi bëhet me koeficient 1:1 pra nëse marr një MWh, atëherë duhet të kthej po 1 MWh. Në këtë kontekst, kjo është e leverdishme për depozituesin, por jo tregtarin. Tregu i energjisë nga tetori 2021 dhe në vazhdim ka treguar se është i paqëndrueshëm dhe ende nuk dihet se kur do të krijohet një lloj qëndrueshmërie. Depozitimi është praktikë që nuk përfshin shkëmbimin monetar por tregtari apo shoqëria që do të depozitojë dhe do ta kthejë këtë energji në momentin e rënë dakord e sheh gjithmonë nga efekti financiar.
Nëse ai e blen sot sasinë e nxjerrë nga KESH dhe e shet me një çmim (X), ai duhet që, energjinë të cilën do ta kthejë në verë, ta sigurojë më lirë për të pasur interes në këtë procedurë. Por sot, në tregje ka shumë pasiguri dhe nuk ka më garanci që transaksioni që po kryen do të jetë i leverdishëm. Përveç kësaj, janë rritur kostot e kapaciteteve, të cilat edhe ato janë bërë të paqëndrueshme. Kjo do të thotë se, pavarësisht sa merret energjia në bursë, ka kosto shtesë për transmetimin që ndryshon. E gjitha kjo e bën depozitimin një transaksion me rrezik të lartë”, thanë përfaqësues të KESH.
Tirana
broken clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
58 %
2.1kmh
75 %
Thu
11 °
Fri
12 °
Sat
11 °
Sun
7 °
Mon
8 °

Lajmet e fundit

droge

Kapen 550 kilogramë kokainë/ Arrestohen 2 persona

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 550 kilogramë kokainë/ Arrestohen 2 persona Njësitë e Marinës Kolumbiane sekuestruan më shumë se...
droge ne kakao

Kapet 1.3 ton kokainë në Barcelonë e fshehur mes kakaos

0
(Skenderbeu.info)-Kapet 1.3 ton kokainë në Barcelonë e fshehur mes kakaos Guardia Civil dhe Agjencia e...
droge ne banane

Kapen 213 kilogramë kokainë në një ngarkese me banane

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 213 kilogramë kokainë në një ngarkese me banane Droga ishte fshehur në rimorkio të...
Një ton hashash

Një ton hashash u kap brenda Marokut

0
(Skenderbeu.info)-Një ton hashash u kap brenda Marokut Anëtarët e Drejtorisë së Përgjithshme Marokene të Sigurisë...
Droga

Kapen 115 kilogramë heroinë në një kamion me destinacion Holandën

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 115 kilogramë heroinë në një kamion me destinacion Holandën Një kontroll rrugor i kryer...
shkaterrimi i laboratorit

Shkaterrohen dy laboratorë kokaine në Bolivi

0
(Skenderbeu.info)-Shkaterrohen dy laboratorë kokaine në Bolivi Autoritetet boliviane shkatërruan dy laboratorë të prodhimit të drogës...

Lajme të tjera
NGJASHME

Dërgesat e emigrantëve/ Ja kush shtet është burimi kryesor

(Skenderbeu.info)-Dërgesat e emigrantëve/ Ja kush shtet është burimi kryesor Italia...

Eurostat: Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

(Skenderbeu.info)-Eurostat: Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për...

Subjektet me paga të nëndeklaruara në ‘sitën’ e Tatimeve

(Skenderbeu.info)-Subjektet me paga të nëndeklaruara në ‘sitën’ e Tatimeve Subjektet...

A do të varet Europa nga Shtetet e Bashkuara për energji?

(Skenderbeu.info)-A do të varet Europa nga Shtetet e Bashkuara...

Pse Eurozona duhet të përgatitet për një recesion të thellë?

(Skenderbeu.info)-Pse Eurozona duhet të përgatitet për një recesion të...

Ndryshon udhëzimi për kontributet/ Përfitues të skemës

(Skenderbeu.info)-Ndryshon udhëzimi për kontributet/ Përfitues të skemës Ministria e Financave...

Tallja nga bordi i Ramës/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit

(Skenderbeu.info)-Tallja nga bordi i Ramës/ Ndryshon sërish çmimi i...

Çmimet e larta kënaqin fermerët në Divjakë, po shesin më shtrenjtë disa nga prodhimet e stinës

(Skenderbeu.info)-Çmimet e larta kënaqin fermerët në Divjakë, po shesin...
Raporto