(Skenderbeu.info)-Këlliçi nxjerr dokumentat/ Si po bëhet korrupsion me tenderat në Bashkinë e Tiranës
Kandidati i opozitës për kryeqytetin, Belind Këlliçi ka denoncuar një rast korrupsioni me tenderat në Bashkinë e Tiranës.
Këlliçi publikoi disa dokumenta, ku akuzoi Drejtorin e IMT-së, Mariglen Qaton se ka punësuar familjarët e tij në pikat kyçe në Bashki.
Sipas tij, Qato ka përfituar dhjetëra tendera me kompaninë e tij 5D, ka marrë leje ndërtimi për disa pallate në Tiranë, si dhe po i investon miliona euro të nxjerra nga ky biznes, në një hotel luksoz në Durrës.