Këlliçi, mesazh gjimnazistëve që votojnë për herë të parë/ “Merrni Tiranën në duart tuaja”

(Skenderbeu.info)-Këlliçi, mesazh gjimnazistëve që votojnë për herë të parë/ “Merrni Tiranën në duart tuaja”

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, zhvilloi takimet e fundit elektorale, me gjimnazistë, të cilët votojnë për herë të parë. Belind Këlliçi u tha të rinjve se Bashkia e Tiranës prishi dhe të vetmen Qendër Rinore në qytet, për t’u hapur rrugë kullave të betonit.
“Problem shumë i madh qëndron te terrenet sportive, një problem i jashtëzakonshëm është fakti që ne nuk kemi hapësira rinore në këtë qytet. Unë nuk e di a keni informacion, por a e dini, a ka qendër rinore Tirana apo jo? A mund të ngrejë dorën dikush? Keni informacion? Pra, përgjigjja e kësaj pyetjeje është se një qendër ekzistonte, qendra rinore që është te Rruga e Kavajës, por kryebashkiaku aktual e ka mbyllur prej 4 muajsh, për t’i hapur rrugë ndërtimit të një kulle të madhe betoni 30 kate, ngjitur me një kullë tjetër që ka bërë 7 kate pa leje në qendër të Tiranës, te sheshi ‘Skëndërbej’. Pra dhe një qendër të vetme rinore që kishte Tirana e mbyllën”.
Sipas Belind Këlliçit, një problem që ka sot Tirana është mungesa e çerdheve, kopshteve dhe shkollave. Në mungesë të tyre, shumë familje në Tiranë detyrohen të çojnë fëmijët në intitucione arsimore private, duke sjellë kosto financiare për ta.
“E dini ju që Bashkia e Tiranës ka sot që flasim vetëm 39 çerdhe dhe 46 kopshte që janë të mjaftueshme për vetëm 12 mijë fëmijë. Ndërkohë që 38.500 fëmijë të vegjël në Tiranë nuk kanë ku të shkojnë, nuk e kanë mundësinë. Dhe kjo është diçka që duhet ta mendoni mirë. Kjo prek çdo familje, sepse familjet detyrohen t’i çojnë fëmiët e tyre në privat. Detyrohen që të paguajnë 120 mijë deri në 150 mijë lekë në muaj ekstra. Dhe ndërkohë premtimi që unë kam dhënë që e përmendi dhe Besarti pak më parë, është që, brenda dy viteve të para të mandatit unë do të destinoj të gjithë taksën që vjen për strehimin social 3% për të ndërtuar çerdhe dhe kopshte në çdo njësi të Tiranës. E nëse do të kemi vetëm një fëmijë të vogël që do të mbetet jashtë sistemit dhe familja nuk do ketë ku ta regjistrojë, ne do t’i japim një kupon 100 mijë lekë në muaj për të bërë të mundur që ta regjistrojnë në privat”, – tha Belind Këlliçi.
Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
4.6kmh
20 %
Sun
24 °
Mon
25 °
Tue
24 °
Wed
25 °
Thu
26 °

Lajmet e fundit

Ministri serb kërcënon Kosovën: Të gjitha opsionet në tryezë, do mbrojmë vendin!

0
(Skenderbeu.info)-Ministri serb kërcënon Kosovën: Të gjitha opsionet në tryezë, do mbrojmë vendin! Pas njoftimeve se...

Katër ushqime për një zemër të shëndetshme

0
(Skenderbeu.info)-Katër ushqime për një zemër të shëndetshme Të ushqyerit është pjesa që luan rolin më...

Numri i të huajve që punojnë në Shqipëri është dyfishuar në 6 vitet e...

0
(Skenderbeu.info)-Numri i të huajve që punojnë në Shqipëri është dyfishuar në 6 vitet e...
Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues Stoltenberg,ka zhvilluar një bisedë telefonike me Josep Borrell.

Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues

0
(Skenderbeu.info)-Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues Sekretari i Përgjithshëm...
Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr, pasi janë pajtuar që t’i japin Ukrainës avionë luftarakë të prodhimit amerikan, F-16.

Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr

0
(Skenderbeu.info)-Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr Kryediplomati rus paralajmëroi shtetet perëndimore se...

Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet pa kushte

0
(Skenderbeu.info)-Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet pa kushte Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha...

Lajme të tjera
NGJASHME

Presidenti Begaj shpallet “Qytetar Nderi” nga Komuna e Roshanos

(Skenderbeu.info)-Presidenti Begaj shpallet "Qytetar Nderi" nga Komuna e Roshanos Në...

Rama premtime në Selenicë: Mbështetje për fermerët dhe turizimin

(Skenderbeu.info)-Rama premtime në Selenicë: Mbështetje për fermerët dhe turizimin Kryministri...

Rama, i prerë me drejtuesit e universiteteve: Mos prisni gjithçka nga shteti dhe qeveria

(Skenderbeu.info)-Rama, i prerë me drejtuesit e universiteteve: Mos prisni...

Berisha bën publik denoncimin/ “Dan Hutra mblidhte vota për Rakip Sulin”

(Skenderbeu.info)-Berisha bën publik denoncimin/ “Dan Hutra mblidhte vota për...

“Çfarë kemi bërë ne që na rritet rroga 1.6 milionë lekë brenda ditës”, deputeti Sula

(Skenderbeu.info)-“Çfarë kemi bërë ne që na rritet rroga 1.6...

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” kërkon përsëritjen e votimit në Elbasan

(Skenderbeu.info)-Koalicioni “Bashkë Fitojmë” kërkon përsëritjen e votimit në Elbasan Koalicioni...

KQZ pritet të japë vendimin për mandatin e Fredi Belerit

(Skenderbeu.info)-KQZ pritet të japë vendimin për mandatin e Fredi...

Glover, takim “kokë më kokë” me Ramën/ Në fokus, zgjedhjet e 14 majit

(Skenderbeu.info)-Glover, takim “kokë më kokë” me Ramën/ Në fokus,...
Raporto