(Skenderbeu.info) Angelina Jolie kritikon padinë ‘joserioze’ të Brad Pitt. Angelina Jolie e ka cilësuar padinë e Brad Pitt kundër saj si “të pavlerë, dashakeqe dhe pjesë të një modeli problematik”.
Ish-çifti është mbyllur në një mosmarrëveshje pasi aktorja e ‘Maleficent‘ shiti një aksion në biznesin e tyre të verës Chateau Miraval te Tenute del Mondo, një degë e Stoli Group.
Kjo shtyu ish-bashkëshortin e saj të ndërmarrë veprime ligjore pasi pretendoi se kishin një marreveshje ku asnjëra palë nuk do të shiste pa pëlqimin e tjetrës.
Dhe tani, aktorja 47-vjeçare ka këmbëngulur se nuk kishte nevojë për miratimin e Pitt për të bërë shitjen.
Në dokumentet e sapodorëzuara të marra nga RadarOnline.com, pretendimet e Brad quhen “të pavlera, keqdashëse dhe pjesë e një modeli problematik”.
Dokumentet shtojnë: “Akuzat e Pitt se ai dhe zonja Jolie kishin një kontratë të fshehtë, të pashkruar dhe të pashprehur për të drejtën e pëlqimit për shitjen e interesave të tyre në pronë, është drejtpërdrejt në kundërshtim me të dhënat e shkruara dhe, midis defekteve të tjera ligjore, shkelin Statuti i Mashtrimeve dhe politikat publike”.
Mosmarrëveshja e vazhdueshme u bë titull kryesorë në tetor kur Angelina pretendoi në dokumentet ligjore se ish-bashkëshorti i saj kishte “sulmuar” një nga fëmijët e tyre dhe “goditi një tjetër në fytyrë” gjatë një fluturimi nga Franca në Kaliforni në shtator 2016.