(Skenderbeu.info) Vazhdon paraburgimi për ish-zëvendëspresidenten e PE, Eva Kaili.
Kërkesa për lirimin e ish-zëvendëspresidentes së Parlamentit Europian (PE) Eva Kaili, e cila u arrestua me akuza për korrupsion, u refuzua të enjten.
Zyra e Prokurorisë Federale belge tha në një deklaratë se ndalimi i Kailit do të vazhdojë kur ajo të dalë para gjykatësit.
Avokati i Kailit, Michalis Dimitrakopoulos, mbrojti pafajësinë e klientit të tij në një deklaratë pas seancës.
Kaili, një deputete greke e Parlamentit Europian (PE), dyshohet se është në qendër të një prej skandaleve më të mëdha të korrupsionit në BE.
Ajo dyshohet se është paguar nga Katari për të lobuar për interesat e shtetit të Gjirit.
Kaili ka të drejtë të ankimojë vendimin brenda 24 orëve.
Dimitrakopoulos pretendoi se Kaili nuk mund të flinte sepse ishte e ndaluar dhe ajo ishte lënë në një dhomë të ftohtë pa pallton ose një batanije të dytë.
Ai pretendoi se ajo nuk lejohej të lahej, “E gjithë kjo është torturë,” tha ai.
Kaili doli fillimisht para gjyqtarit më 22 dhjetor. Avokatët e saj kishin kërkuar që ajo të lirohej me pranga elektronike në seancën paraprake.